Rezultati i diturisë është vepra-1

Autor: Dr. Abdurrezak bin Abdulmuhsin el Bedr

Lavdërimet dhe falënderimet i takojnë Allahut. Atë e lavdërojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë dhe te Ai pendohemi. Tek Allahu kërkojmë mbrojtje nga të këqijat e shpirtërave dhe veprave tona. Atë njeri që Allahu e udhëzon s’ka kush që e devijon, por atë që Allahu e lë në devijim s’ka kush që e udhëzon. Dëshmoj se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush pos Allahut dhe dëshmoj se Muhammedi (Salallahu alejhi ve selem) është rob dhe i dërguar i Tij.

Është mjaft e dukshme dhe e qartë pozita e lartë e diturisë në fenë tonë të pastër. Ajo është një themel nga i cili duhet filluar, Ngase s’mund të zbatohet sheriati e as të realizohet nënshtrimi i plotë ndaj Allahu pëveç se me dituri.

Pra ajo është një themel i domosdoshëm dhe nga ai duhet nisur para të gjitha tjerave, siq thotë Allahu në këtë ajet: “Dije se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut! Kërko falje për gjynahun tënd dhe për besimtarët e besimtaret!…” këtu, Allahu filloi më së pari duke përmendur diturinë.

Kurse ndër duatë që Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) i thoshte çdo ditë pas namazit të sabahut: “O Allah kërkoj nga Ti dituri të dobishme, rizk të mirë (hallall) dhe vepër të pranuar”. Në këtë dua, Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) e vuri në rend të parë diturinë e dobishme para rizkut dhe veprës, sepse robi i Allahut nuk mund t’i dallojë gjërat e mira nga të këqijat e as veprat e mira nga të këqijat përveç se me dituri të dobishme.

Dituria e dobishme është dritë dhe udhëzim për atë që e posedon. Allahu thotë: “Dhe kështu, Ne të kemi dërguar ty Shpallje me urdhrin dhe vullnetin Tonë. Ti më parë nuk e ke ditur se çfarë është Libri e as ç’është besimi. Por atë (Kuranin), Ne e bëmë dritë, me anë të së cilës udhëzojmë kë të duam nga robërit Tanë”.

Dituria është dritë për atë që e posedon, kurse shembulli i njeriut të dijes në mesin e umetit është sikurse shembulli i disa njerëzve që qëndrojnë në errësirë, ku në mesin e tyre qëndron një person me llampë në dorë duke ua ndriçuar rrugën, dhe me ndihmën e saj shpëtojnë nga rreziqet e rrugës duke ecur në një rrugë të sigurtë dhe të drejtë. Për këtë ekzistojnë shumë tekste dhe argumente nga Kurani dhe suneti të cilat sqarojnë vlerën, pozitën e lartë të diturisë, si dhe lavdërojnë njerëzit e dijes dhe sqarojnë pozitën e tyre të lartë.

Njerëzve të dijes u mjafton nderi që Allahu ua ka bërë duke e bashkuar dëshminë e tyre me dëshminë e Allahut për çështjen më madhështore tevhidin: “Allahu dëshmon, e po ashtu edhe engjëjt, edhe njerëzit e dijes, se nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Tij, duke mbajtur drejtësinë. S’meriton të adhurohet me të drjetë askush tjetër përveç Atij, të Plotfuqishmit, të Urtit” Ali Imran: 18.

Po ashtu, Allahu tregon për vlerën e njerëzve të dijes në këtë ajet: “Thuaj: “A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?!” Zumer: 9. Dhe thotë: “Në të vërtetë, nga robërit e Tij, Allahut i frikësohen vetëm dijetarët” Fatir: 28. Pastaj thotë: “Allahu do t’i ngrejë në shkallë të lartë ata midis jush që besojnë dhe që u është dhënë Dija”. Rreth kuptimit të këtij ajeti është thënë se: “Allahu e ngritë dijetarin besimtar disa gradë më lartë se besimtarin që nuk është dijetar. Kurse gradët e larta tregojnë për vlerën dhe pozitën e njeriut të dijes.”

Po ashtu është transmetuar nga Ebu Derda (radij Allahu anhu) hadithi që tregon për vlerën e diturisë dhe njerëzve të dijes, ku Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) thotë: “Kush merrë rrugë për të kërkuar dije, Allahu do t’ia lehtësojë rrgën për në xhenet. Edhe melaiket lëshojnë krahët e tyre në shenjë kënaqësie për atë që vepron kërkuesi i dijes. Për njeriun e dijes kërkojnë falje krijesat e qiellit dhe të tokës, e bile edhe peshqit në ujë. Vlera e njeriut të dijes në krahasim me njeriun që bën ibadet është sikurse vlera e hënës së plotë në krahasim me yjet. Njerëzit e dijes janë trashëgimtarë të Pejgamberëve, sepse Pejgamberët nuk kanë lënë në trashëgimi as dinar e as dërhem por kanë lënë diturinë, andaj kush ka marë dije ka marë një hise të madhe”.[1]

Kurse Taberani, transmeton me sened hasen nga Ebu Hurejre se, duke kaluar pranë tregut të Medines kishte ndaluar duke u thënë njerëzve: “O ju tregtarë! A e dini se çka keni humbur? Ata u përgjigjën: “çfarë është ajo që kemi humur o Ebu Hurejre?!” Ai u tha: “Trashëgimia e Pejgamberit është duke u shpërndarë, kurse ju po qëndroni këtu dhe nuk shkoni ta merni hisen tuaj?! Ku është ajo?! Thanë ata. Ai u Përgjigj: Në xhami. Ata u nisën me shpejtësi për te xhamia, kurse Ebu Hurejra qëndroi duke i pritur derisa u kthyen, dhe u tha: çfarë keni?!, ata u përgjigjën: O Ebu Hurejre! Ne shkuam tek xhamia dhe hymë brenda, por nuk vërejtëm të shpërndahej gjë! Ai u tha: A nuk patë njeri në xhami?! U përgjigjën: Po, disa njerëz pamë se po faleshin, disa lexonin Kuran kurse disa tjerë mësonin për hallallin dhe haramin! Atëherë Ebu Hurejre ua ktheu: Mjerë përju! Ajo është trashëgimia e Muhammedit (salallahu alejhi ve selem)”

Ky pra, ishte qëllimi i Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem) me fjalët e tij: trashëgimia e Pejgamberëve, dhe se Pejgamberët nuk kanë lënë në trashëgimi as dinar e as dërhem por kanë lënë diturinë. Pra sa më tepër që shtohet dituria e njeriut aq i shtohet hisja e tij nga trashëgimia e pejgamberllëkut. Kurse në Buhari dhe Muslim, është transmetuar nga Muaviu (radij Allahu anhu) se Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) thotë: “Atij që Allahu ia do të mirën, i jep të kuptojë fenë”.[2] Pra, kur muslimani i hyn rrugës së kërkimit të dijes, është ndër shenjat se Allahu ia ka dashtë të mirën.

Ibën Kajimi thotë: “Kjo qëndron nëse me të kuptuarit e fesë synohet dituria e cila shoqërohet me vepër. Por, nëse është për qëllim vetëm dituria, atëhetë ky hadith nuk tregon se ai i cili kupton fenë, Allahu ia ka dashtë të mirën. Dmth që t’i kuptojë dispozitat e fesë dhe të veprojë me to, dhe të jetë qëllimi i tij largimi i paditurisë nga vetja dhe realizimi i nënshtrimit ndaj Allahut me dije të plotë. Nëse të kuptuarit e fesë bëhet në këtë formë, atëherë kjo është arsye që sjell të mirën nga Allahu.”

Ai thotë: “Por, nëse me të kuptuarit e fesë është për qëllim vetëm dituria, atëherë kjo nuk tregon se ai i cili ka kuptuar fenë do t’ia dojë Allahu të mirën, sepse me këtë rast të kuptuarit e fesë do të ishte kusht për arritjen e të mirës së Allahut, kurse nëse me të kuptuarit e fesë është për qëllim të vepruarit me të, atëherë ai është shkak i arritjes së të mirës.”[3]

Pra, dituria duhet të jetë synim për të vepruar, dhe ajo duhet të kërkohet për të vepruar dhe për ta realizuar nënshtrimin ndaj Allahut. Dhe mu për këtë, së pari duhet të fillohet me nxënien e diturisë, në mënyrë që veprat dhe ibadetet të bëhen me dituri të plotë dhe të dobishme të bazuar në parime të vërteta të mbështetura në Librin e Allahut dhe sunetin e të Dërguarit të Tij.

Lidhur me këtë, dijetari Hatib el Bagdadi ka shkruar një libër, të cilin e ka titulluar: “Dituria kërkon të veprohet” dmth synimi i diturisë është vepra dhe realizimi i nënshtrimit ndaj Allahut, në mënyrë që ato të realizohen me dituri të plotë.

Andaj nëse robi ka dituri por i mungon vepra, ai nuk e ka realizuar nënshtrimin ndaj Allahut, e po ashtu nëse ai është i pajisur me vepra por i mungon dituria, gjithashtu nuk do të mund ta realizoj nënshtrimin ndaj Allahut.

Pra, nuk realizohet ubudijeti (nënshtrimi ndaj Allahut) përveç se anë të dy gjërave: Diturisë së dobishme dhe veprës së mirë, sikurse thotë Allahu: “(Allahu) Është Ai që e ka dërguar të Dërguarin e Tij me udhëzimin dhe fenë e së vërtetës” Teube: 33.

Me fjalën “Udhëzimi” është për qëllim dituria e dobishme, kurse fjala “fenë e së vërtëtës” dmth vepra e mirë që të afron tek Allahu. Kjo me të cilën është dërguar Pejgamberi jonë, janë dërguar të gjithë pejgamberët tjerë po ashtu.

Me qëllim që të ndalemi në argumentet të cilat tregojnë se dituria kërkon të veporhet me të, dhe se qëllimi i diturisë është vepra; do t’i pëmend në këtë temë disa pika që e sqarojnë këtë çështje dhe do t’i mbledhë një grumbull argumentesh që tregojnë për këtë.

Vijon…

Përktheu: Jeton Bozhlani

____________________________________________________

[1] Transmeton Ahmedi: (5/196), Ebu Davudi: (3641), Tirmidhiu: (2682), Ibnu Maxhe: (223), Ibnu Hibban: (88), Kurse shejh Albani në librin e tij “Sahihu Tergibi ve Terhib) thotë: Hadithi është hasen ligajrihi.

[2] Transmeton Buhariu: (71, 3116, 7312), Muslimi: (1037).

[3] Miftah Dari Seade: (1/65).

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit