Edukata me fëmijët

Edukata me fëmijët

I Dërguari salAllahu alejhi ue selem në një hadith thotë: “Kush ka tri vajza dhe është i durueshëm me to gjatë edukimit të tyre dhe i furnizon mjaftueshëm, ato do të jenë mburojë për të nga zjarri i xhehenemit.” Ky hadith na tregon përkujdesjen e veçantë që duhet pasur ndaj fëmijëve, veçmas ndaj vajzave.

“i durueshëm me to” – sillet me butësi, i mëshiron.

“i furnizon mjaftueshëm” me veshmbathje, me ushqime.

Dhe thotë: “Kush ka tri vajza dhe i strehon ato, i mëshiron dhe i furnizon mjaftueshëm, atij i është bërë obligim xheneti gjithsesi.” Është pyetur: “Po nëse janë dy vajza?” I ka thënë: “Edhe nëse janë dy.” Vazhdon transmetuesi: “Nëse do ta pyesnim: “Po nëse është vetëm një vajzë?” do të përgjigjej: “Edhe nëse është një.”

Këto hadithe, së bashku, tregojnë për vlerën që ka mirësjellja, edukata e përkujdesja ndaj fëmijëve, e te përkujdesja hyn edukimi i tyre, ruajta e tyre nga të këqijat, veçmas e vajzave. Pejgamberi salAllahu alejhi i ka veçuar vajzat, e nuk ka përmendur djemtë, për arsye sepse vajzat kërkojnë përkujdesje më të madhe, dhe për arsye se ka shumë shoqëri që i neglizhojnë dhe i diskriminojnë, e Islami ka ardhur për ta plotësuar këtë boshllëk, duke ftuar që të shtohet përkujdesja ndaj tyre dhe e edukimit të tyre, ngase ato në të ardhmen do të jenë nënat, edukueset (e brezave).

Janë dy aspekte të ndryshme në raport me vajzat në kohën bashkëkohore:

-neglizhimi, diskriminimi,

-mosedukimi, dhënia liri pakufi.

Ndërsa, Islami (që është mesatarja) na udhëzon në përkujdesje, mëshirë e mirësjellje ndaj fëmijëve, e gjithsesi për lutje ndaj tyre.

Hoxhë Jeton Bozhlani – Transkriptim.

Madhësia e tekstit