Kur kemi të bëjmë me lajme të pakonfirmuara

Kur kemi të bëjmë me lajme të pakonfirmuara

 

Allahu thotë: “O ju që keni besuar! Nëse ndonjë njeri i pandershëm ju sjell ndonjë lajm, sigurohuni mirë (në është i vërtetë), për të mos i bërë dëm ndokujt padashje, e të pendoheni pastaj për atë që keni bërë.” Huxhurat 6.

Sidomos sot, çdoherë rreziku i dezinformatave dhe i lajmeve të pakonfirmuara është i madh. Sot kur janë të shumta mjetet e informimit dhe rrjetet sociale për shpërndarje të lajmit, atëherë duhet pasur nën konsideratë këtë mësim e edukatë nga Allahu, se jo çdo gjë që e dëgjon është e saktë dhe jo çdo gjë që është e saktë (dhe e dëgjon) bartet tek të tjerët.

Dijetarët thonë se kur të vjen një lajm që nuk e di a është i saktë ngase ka ardhur nga një burim i dyshimtë, atëherë duhet pasur këtë qasje.

Nëse lajmi i ardhur ka të bëjë me besimtarët, atëherë duhet pasur paramendim të mirë për ta duke mos menduar fillimisht keq, dhe jo të merret si lajm i gatshëm se çështja qëndron ashtu siç u transmetua. Kur vijnë lajme të dyshimta nga rrugë të dyshimta për muslimanë të caktuar, duhet pasur paramendim të mirë për ta.

 

Dr. Gazmend Mehmeti – Transkriptim.

Madhësia e tekstit