Mëshira e dhembshuria ndaj të tjerëve
Mëshira është ndjenjë, emocion, që vjen zakonisht prej zemrës së butë. Andaj, butësia sjellë mëshirën dhe rrjedhimisht sjellin dhe bamirësinë ndaj të tjerëve.
Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka pasur zemrën më të mëshirshme dhe më të butën. Enes ibn Maliku ka treguar se ai salAllahu alejhi ue selem ka hyr tek Ibrahimi, djali i tij, e ka marr dhe e ka nuhatur, siç vepron çdo prind me fëmijën e tij, pastaj ka hyrë përsëri më vonë tek ai dhe ka parë se djali i tij është duke vdekur dhe atij fillojnë t’i rrjedhin lotët. Aty prezent ka qenë Abdurrahman ibn Aufi i cili i ka thënë: “Edhe ti, o i Dërguar i Allahut?!” I ka thënë: “Kjo është mëshirë.”
Ibn Haxheri kur e komenton këtë hadith, për pjesën: “Edhe ti, o i Dërguar Allahut” thotë se ai është çuditur dhe qëllimi i tij ka qenë: si edhe ti po qan sikur të tjerët kur goditen me fatkeqësi apo me vdekjen e të afërmve, duke ditur se Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem gjithmonë ka nxitur durimin në sprova dhe ka ndaluar mosdurimin.
I ka thënë: “Kjo është mëshirë”- kjo gjë është rezultat i butësisë sime, apo i dhembshurisë që prindi ka për fëmijën e tij, e nuk është sikur po mendon ti se është rezultat i mosdurimit.
Ne duhet të peshojmë vetët tonë se sa kemi mëshirë e butësi në zemrat tona. Kështu, nëse sheh një të sprovuar dhe ndjenë dhimbje e mëshirë atëherë kjo tregon se në zemrën tënde ka mëshirë e butësi, andaj përfshihesh te hadithi që thotë se Allahu i mëshiron ata që janë të mëshirshëm.
Hoxhë Lulzim Perçuku – Transkriptim.