𝗗𝗛𝗜𝗞𝗥𝗜 𝗣𝗔𝗦 𝗡𝗔𝗠𝗔𝗭𝗜𝗧 𝗙𝗔𝗥𝗭
Dhikri i katërt
Transmetohet te Muslimi se Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
“Kush thotë në fund të çdo namazi: SubhanAllah 33 herë, Elhamdulilah 33 herë dhe Allahu ekber 33 herë (të gjitha bëjnë 99),
سُبْحَانَ اللَّهِ، وَالْحَمْدُ لِلَّهِ، وَاللَّهُ أَكْبَرُ
pastaj e plotëson të njëqindtën duke thënë: “Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, i Cili është Një e i Vetëm dhe nuk ka ortak. Atij i përket pushteti absolut dhe lavdërimi (falënderimi). Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë”,
لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ وَحْدَهُ لَا شَرِيكَ لَهُ، لَهُ الْمُلْكُ وَلَهُ الْحَمْدُ وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ.
atij do t’i falen gjynahet1 e mëparshme edhe nëse janë sa shkuma e detit.”
Sqarime:
-Kur thua SubhanAllah me këtë deklaron se Allahu është i lartësuar dhe i pastër nga të metat dhe mangësitë.
-Kur thua Elhamdulilah me këtë deklaron se Allahut i takon çdo lavdërim dhe falënderim.
-Kur thua Allahu ekber, me këtë deklaron se Allahu është Madhështori, më i madh se çdo i madh.
1. I falen gjynahet e vogla, ndërsa për gjynahet e mëdha duhet pendim.
Ka edhe forma të tjera të dhikrit (SubhanAllah, Elhamdulilah dhe Allahu ekber), si: të thuhen nga 10 herë, apo të thuhen nga 11 herë, apo të thuhen nga 25 herë, apo të thuhet 33 herë SubhanAllah, 33 herë Elhamdulilah dhe 34 herë Allahu ekber.
Hoxhë Petrit Perçuku – Transkriptim.