A bën gjynah nëse motra muslimane (frizere) ua rregullon flokët, bën prerjen e flokëve dhe po ashtu grimin femrave pa mbulesë duke marrë parasysh se këto të fundit paraqiten para çdo kujt (të zbukuruara)?

Përgjigjje: Kjo është prej mëkateve. Allahu thotë: “Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat dhe jo në gjynahe dhe armiqësi!” Maide, 2. Është e ndaluar ndihma ndaj tjetrit në mëkate.

? Në këtë rast, nëse femra që është e pambuluar dhe me atë rregullim të flokëve dhe me atë grim ekspozohet para burrave të huaj, atëherë ajo që ia e ka rregulluar/zbukuruar e ka një pjesë të mëkatit ngase e ka ndihmuar në këtë dukje. Nëse një motër myslimane është frizere, atëherë ajo punon veç me kliente që janë myslimane të mbuluara, ngase ato rregullimin e flokëve dhe grimin e shfaqin veç para burrave të tyre, e jo para burrave të huaj.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit