A prishet agjërimi nëse përpihet uji gjatë gërryerjes së dhëmbit?

Pyetje: Nëse gjatë mjekimit të dhëmbit përpihet uji i makinës pa qëllim, a prishet agjërimi? Duke e ditur se mjekimi mund të shtyhet natën apo pas muajit të ramazanit?

Përgjigje: Nuk ka gjë të keqe nëse për qëllim të mjekimit vëhet ujë në gojën e agjëruesit, me kusht që mos ta përpijë qëllimisht. Nëse shkon në fyt një sasi pa qëllimin e tij, ska gjë. Por është më mirë që mjekimi të shtyhet natën apo pas ramazanit sepse kjo është më e sigurtë për agjërim.

Përktheu: Jeton Bozhlani

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit