Ditët për therjen e kurbanit janë dita e Bajramit dhe tri ditët pas tij

Pyetja e parë nga fetuaja nr. (8275)

Pyetje: Vërej se disa njerëz i therin kurbanet e tyre në kohën e drekës, të ikindisë, si dhe në çfarëdo kohe tjetër. Sa është e saktë kjo?

Përgjigje: Lejohet që therja e kurbanit të bëhet gjatë natës apo ditës, pavarësisht se a është kurban për atë që kryen haxhin temet’u, apo kiran, apo që thjesht vetëm ther kurban (ditën e Bajramit, pas faljes së tij). Ditët e therjes janë: dita e Bajramit dhe tri ditët pas tij. Këto ditë përfundojnë me perëndimin e Diellit, ditën e trembëdhjetë (të muajit Dhul Hixhe), pas Bajramit.

Suksesi është prej Allahut. Salatet dhe selamet qofshin për Profetin tonë, Muhamedin, për familjen dhe shokët e tij!

Komisioni i përhershëm për studime dhe fetua:

AbdulAziz bin Baz

AbduRrezzak Afifij

Abdullah bin Ku’ud

Abdullah Gudejan

Përktheu: Petrit Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit