Umeri dhe Guri i Zi – Thënie

Buhariu transmeton se Umeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, u afrua te Guri i Zi (gjatë bërjes së tavafit), e puthi, dhe tha:

“E di se je një gur, nuk shkakton as dobi as dëm, dhe sikur të mos e kisha parë të dërguarin e Allahut (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) duke të puthur, unë nuk do të kisha puthur kurrë.”

Sahihul Buhari, Kapitulli rreth Gurit të Zi.

Vini re:

Sahabiu i shquar dhe halifeja, Umeri, na ka përkujtuar me këtë varg me besimin e pastër se as dëm e as dobi nuk shkaktohet nga objekte të krijuara, dhe në këtë mënyrë nuk kërkohen ato (dëmi e dobia) nga objektet. Vetëm Allahu i kontrollon gjërat.

Na është përkujtuar se veprat e adhurimit merren prej të Dërguarit të Allahut (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) dhe personi nuk duhet ta krijojë metodën e vet të adhurimit, por duhet ta pasojë mënyrën e adhurimit të cilën na e ka mësuar dhe e ka praktikuar vetë Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem).

Gjithashtu me këtë e mësojmë se kur një vepër konfirmohet në sunnet, atëherë besimtari i nënshtrohet, bindet / pajtohet dhe e vepron, sepse është e konfirmuar se i dërguari i Allahut e ka vepruar atë, edhe nëse nuk dihet urtësia pas asaj vepre.

Kjo thënie është gjithashtu shembull se si një person i përgjegjshëm mundohet ta sqarojë dhe t’i largojë keqkuptimet që njerëzit mund t’i kenë në çështje të besimit. Njerëzit rishtas i patën lënë mosbesimin dhe politeizmin, andaj Umeri donte t’ua bënte me dije se puthja e Gurit të Zi, nuk bëhet siç bënin njerëzit me idhujt e tyre të gurit.

Marrë nga Ibën Haxheri, Fet’hul Bari, dhe nga komentime tjera hadithesh.

 

_____________________________________________________________________

Kontrolloi: Lulzim Perçuku

www.sayingsofthesalaf.net

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit