Të kërkosh sa më pak refuzime (shenjë e Ehlul Bidatit)

http://www.sayingsofthesalaf.net/

Transmetohet nga Abbas bin Ualidi se Ukbeh ka thënë: “Isha njëherë me Arta’eh bin Mundhir kur njëri nga të pranishmit në tubim tha:

“Çfarë thoni për një njeri i cili ulet me pasuesit e Sunnetit dhe përzihet me ta, por kur përmenden pasuesit e Bidatit, ai thotë: “Kursena nga përmendja e tyre, mos flisni për ta!”.

Arta’eh tha:

“Ai është njëri prej tyre, mos lejoni t’iu hutojë ai me gjendjen së tij.”

Kjo mu duk e çuditshme kështu që shkova te Euzaiu, meqë ai i sqaronte këto çështje kur shkonin tek ai.

Ai tha: “Arta’eh ka të drejtë, çështja është siç ka thënë ai, ky person e ndalon të folurit për (Ehlul Bidatin), atëherë si do të ruhen njerëzit nga ta nëse nuk qartësohet gjendja e tyre?”

Ibën Asakir, Tarih Dimeshk 8:15

 

Kontrolloi: Lulzim Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit