Dy lutje gjithëpërfshirëse

Nga lutjet gjithëpërfshirëse

  1. رَبَّنَا آتِنَا فِي الدُّنْيَا حَسَنَةً وَفِي الآخِرَةِ حَسَنَةً وَقِنَا عَذَابَ النَّارِ

Rabbenee eetine fid-dunjee haseneten we fil eekhirati haseneten we kinee adheeben-naar – Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit!” Këtë lutje është mirë ta përsërisim shpesh. Ajo përfshin të mirat e kësaj bote dhe të botës tjetër. Haseneten d.m.th. të gjitha të mirat. Tek të mirat në këtë botë përfshihet: dija e dobishme rreth fesë, veprat e mira, furnizimi i bollshëm dhe të gjitha të mirat e tjera. “dhe na ruaj nga zjarri i xhehenemit”- qëllimi është nga zjarri i xhehenemit dhe nga shkaqet që çojnë në të.

  1. اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ الْعَفْوَ وَالْعَافِيَة

All-llahum-me in-nii eselukel afwe wel aafijeh – O Allah, kërkoj nga Ti falje të mëkateve dhe shpëtim!” Afijeh d.m.th.: Allahu të të ruajë e shpëtojë në të dy botët prej të gjitha të këqijave, në fenë tënde e jetën tënde. Edhe kjo është lutje gjithëpërfshirëse. Iban Abasi radijAllahu anhu i ka kërkuar Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem që t’ia mësojë një lutje gjithëpërfshirëse dhe i ka thënë të lutet me këtë lutje. Pas një kohe i ka kërkuar t’ia mësojë edhe një lutje dhe ia ka thënë të njëjtën, sepse atij që i është dhënë aafijeh (shpëtim, mirëqenie) i është dhënë gjithçka.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit