Ilaçi për shkujdesjen në raport me Allahun

◇Ilaçi për shkujdesjes në raport me Allahun

-Përmendja e shumtë e Allahut. Sa më shumë që e përmend Allahun, zemra të lidhet me Atë. Mirëpo, duhet ta përmendim me gjuhë dhe me zemër, kjo është më e dobishme sesa përmendja vetëm me gjuhë. Pa dyshim kjo zemër do të zbutet pas një kohe. Arsyeja pse njeriu është i shkujdesur është se nuk mendon shumë për Allahun, ose është i lidhur shumë me dunjanë, ose me punën etj.

-Gjithashtu të mendosh rreth Allahut, rreth Emrave e Cilësive të Tij të përkryera, kjo të bën të largohesh prej gjërave që të mbajnë larg Allahut.

-Largimi nga shoqëria e keqe. Duhet parë shkakun e shkujdesjes, e që nganjëherë është shoqëria e keqe. Shoqëria ndikon te personi dhe ndodhë të bën të lidhesh për këtë botë, e aq sa lidhesh për këtë botë largohesh prej botës tjetër. Dijetarët kanë thënë: “Jeta e kësaj bote dhe jeta e botës tjetër janë si dy ortake, nëse e kënaq njërën e ke zemëruar tjetrën.” Nëse do të veprosh për botën tjetër duhet lënë diçka mangët prej kësaj bote.

-Pendimi tek Allahu për mëkatet. Duhet të pendohesh tek Allahu e të largohesh prej mëkateve. Mëkatet janë shkak për ngurtësimin e zemrës, e kur ngurtësohet zemra atëherë personi është i shkujdesur.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Transkriptim.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit