Krehja e flokëve për atë që dëshiron të ther kurban

Shkëputur nga Mexhel-letu El-Buhuth El-Islamije

(pjesa 71, fq. 69)

Pyetje: A i lejohet atij që dëshiron të ther kurban t’i krehë flokët?

Përgjigje: Parimisht, kur myslimani dëshiron të ther kurban për veten dhe familjen e tij, ai nuk duhet të prek asgjë nga thonjtë dhe flokët, dhe atë, pasi që të jetë parë hëna e re e muajit Dhul Hixhe. Mirëpo, s’ka gjë të keqe nëse i krehë flokët, por përpiqu ta bësh këtë butësisht, në mënyrë që krehja e tyre të mos shkaktojë rënien e ndonjë qimeje.

Përktheu: Petrit Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit