Kur vdes dikush tek ne dhe vijnë njerëz, kafen ua bëjnë pa sheqer dhe veprime të tjera, si është gjykimi?

Përgjigjja: Këto nuk janë prej Islamit, por janë veprime që njerëzit i kanë trashëguar prej jobesimtarëve. Kjo është sikurse mbajtja e zisë. E besimtari nuk mban zi dhe nuk lejohet mbajtja zi për të vdekurin, apo veshja me rroba të zeza, apo mosparfumosja, mos bërja e bakllavës për festën e Bajramit e të tilla.

?Myslimani mërzitet për të vdekurin, por nuk mban zi. Ai duhet të lutet që Allahu ta falë dhe ta mëshirojë të vdekurin. Dhe jeta vazhdon.

?Çështja është edhe më e rrezikshme kur njerëzit e konsiderojnë si pjesë të fesë mbajtjen e zisë.

☑️Lejohet të qahet për të vdekurin veç me lot, por pa zë.

❌Nuk lejohet as me zemër e as me gjuhë në raste vdekjesh ta kundërshtosh Caktimin e Allahut duke thënë: “Pse më sprovoi Allahu kështu, pse veç mua?” Kjo zakonisht ndodh kur vdes fëmija që është djalë i vetëm dhe prindi thotë: “Filani ka kaq e kaq djem, e Allahu ma mori mua (që e pata të vetëm), më bëri padrejtësi!”, duke e akuzuar urtësinë dhe dijen e Allahut me këto fjalë. Duhet bërë durim ndaj Caktimit të Allahut.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva