Nëse s’më del gjumi për syfyr, a mjafton nijeti që kam bërë në fillim të Ramazanit për agjërim?

Nëse s’më del gjumi për syfyr, a mjafton nijeti që kam bërë në fillim të Ramazanit për agjërim?

Hoxhë Bajram Sefedini: Nijeti është kusht i agjërimit, sikurse që është kusht i çdo adhurimi tjetër. Pra, s’ka agjërim pa nijet. Nijeti bëhet me zemër. Për agjërimin e Ramazanit i kemi dy nijete:

-Nijeti i përgjithshëm në fillim të Ramazanit

-dhe nijeti që bëhet për çdo natë.

Nijeti i çdo nate mund të bëhet nga fillimi i natës deri në agim. Kështu që njeriu i cili bie natën në gjumë për t’u ngritur në syfyr me nijetin për të agjëruar ditën e nesërme, ai veçse e ka bërë nijetin. Përveç nijetit që ka bërë në fillim të Ramazanit, nijeti para gjumit i mjafton.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit