Një dobi në lidhje me përuljen / modestinë në sytë e njerëzve

Imam Ibën Rexhebi, Allahu e mëshiroftë, kur po i sqaronte sprovat e jetës së kësaj dynjaje, tha:

“…Në këtë rrethanë, është një pikë vendimtare, që personi mund ta kundërshtojë dhe ulë veten në mesin e njerëzve, ndërsa përmes saj ai ka për qëllim të tregojë se është i thjeshtë / modest, dhe përmes kësaj ai ngrihet në sytë e tyre. Kështu, ata fillojnë ta lëvdojnë atë. Kjo është prej degëve të fshehta të rijasë (dyfaqësisë) dhe Selefët e ndershëm kanë paralajmëruar kundër kësaj.”

Mutarrif bin Abdullah bin Shehir, ka thënë:

“E mjaftueshme është për personin t’i atribuohet It’ra-së (lëvdimit të tepërt të vetes) përmes kundërshtimit dhe mos aprovimit të vetes në publik, sepse arsyeja pse e ul veten është në fakt ta zbukurojë atë dhe kjo (në realitet) konsiderohet vepër e pamend në shikimin e Allahut”.

 

Burimi: “Mexhmu’u Resa’il” e Ibën Rexhebit, faqe 77, botimi “Darul Faruk’.

Kontrolloi: Lulzim Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit