Nje pyetje lidhur me darsmat kam lexuar me heret diku kur thuhet se duhet te shkohet ne vendet ku ftohesh e une per hire te Allahut stopoj aty ku perzihen burra dhe gra po a e kemi gjynah te shkohet ne mbledhi ku ka ndeja vetem me gra? Allahu e di me se miri po disi po ndihem shume keq te shkoj pasi jam ftuar apo te stopoj pasi aty ka edhe muzik?

Pergjigja:

Eshte e vertete qe njerezit ne mbare boten kur martohen, ne vend se te jene falenderues ndaj Allahut per miresine e marteses, ata festojne ne menyra te ndryshme duke perfshire shume harame ne ahengjet e tyre. Kjo eshte se pari gjynah, e pastaj edhe mosmirenjohje ndaj Allahut.

⛔️Prej gjynaheve qe behen ne keto ahengje eshte ajo qe e keni cekur ju, pra perzierja mes dy gjinive.

⛔️Pervec perzierjes mes dy gjinive, aty edhe veshja e dy gjinive nuk eshte ne rregull. Grate jane te zhveshura, shumica apo te gjitha, dhe burrat gjithashtu kane veshje te ngushta sic eshte bere mode tash. Ata lirshem e shikojne njeri tjetrin duke I bere gjynah keshtu Allahut.

⛔️Tjeter gjynah ne keto ahengje eshte edhe muzika, e cila pervec si haram te degjohet, e ngreh haramin tjeter aty:

⛔️vallezimin, ku vallezojne te dy gjinite te perzier, here valle e here ndryshe, duke u shthurrur.

⛔️Pervec ketyre gjynaheve, aty ka edhe incizime dhe fotografi. Secili person aty mund te kapet nga fotografia e dikujt tjeter dhe te gjendet ne telefonin e huaj e fotografuar tere jeten.

⛔️Pastaj, ka shume mundesi qe mund te sherbehet edhe alkooli.

⛔️Pastaj, neper dasma po praktikohen edhe gjerat e qafirave, si psh sherbimi I shampanjes, me ate metoden e hapjes se shishes duke dalur shkuma, e duke e shperndare ate,

⛔️ose edhe gjuajtja e lules nga nusja prapa kinse kush e kap lulen do te martohet pastaj, si dhe tradita tjera te krishtereve.

⛔️gjithashtu nusja dhe dhenderi e marrin pirunin me torte dhe ia japin njeri tjetirit, duke vepruar keshtu gjera jo te mira, pa turp, ne prani te te gjithe familjareve, duke harruar se pari se duhet te kene turp para Allahut.

⛔️dhe kulmi i paturpesise eshte edhe puthja e tyre ne publik. keto gjera kane ardhur edhe tek shqiptaret viteve te fundit, sic na kane treguar.

e lusim Allahun qe ti udhezoje muslimanet, dhe te na ruaje nga ndonje denim I tij I ashper.

ndersa rreth pyetjes tende qe ke thene se jane vetem gra, aty jane haramet tjera te cilat jane cekur me larte, dhe e sakta per tu vepruar nga ana juaj eshte ta refuzoni kete ftese. nuk duhet te ndjeheni aspak keq. ose ia sqaroni te verteten se pse nuk mund te shkoni, ose gjeni nje arsye dytesore por te vertete, duke mos genjyer pra, dhe I thoni se nuk mund te shkoni, sepse keni per te bere filan punen, te cilen realisht do ta beni. per ta rregulluar mungesen tende ne aheng, mund te shkoni perpara ne shtepine e cila do te kete dasmen, per vizite, per ti uruar, duke I derguar nje dhurate te mire, me shpresen qe ajo familje do te ndjehen pak me te qete me mungesen tende. pra u shkon ne shtepi, ua ben perhajr dhe largohesh, nje dite kur nuk kane dasme e muzike aty, pra para marteses, ose edhe pas.

?Shume motra te cilat sot jane me mbulese, tregojne se kur nuk kane ditur, para shume vitesh kane prezantuar ne dasma familjare, ku ka pasur incizime, dhe ka raste kur tash njerez, ne forme nençmimi, u thone, ne po ju shohim ne kaseten e dasmes juve kur keni qene pa mbulese. pra ja cfare pasoja mbeten nga prezantimi ne keto ahenge.

✒️Gjithashtu, kujtoni se sa e sa shume denime prej Allahut kane pasur shume popuj para nesh per shkak te gjynaheve te tyre, duke filluar nga shirku, e duke vazhduar me gjynahe tjera. pra kur ne nje aheng mblidhen te gjitha gjynahet e mundshme dhe veprohen, kush nuk ka frike se mund te ndonje ndonje ndeshkim I ashper prej Allahut, ndonje sprove aty, ndonje shkaterrim dhe ti zeje vdekja ne ate gjendje pjesemarresit e ahengut.

✏️Pra muslimanja, se pari me dashuri e len kete aheng, e braktis ate, duke u ndjere e kenaqur ne zemer qe do ta kenaqe Allahun duke mos prezantuar ne haram, e poashtu edhe me frike ndaj Tij, e braktis kete aheng, duke pasur frike denimin e tij dhe duke u larguar nga harami. pastaj pret shperblim qe po I ike kesaj. pra duke bashkuar mes te gjitha ketyre, muslimani I ik ketij harami, dhe rri qete ne shtepine e tij.

?Kujtoni se kush I kenaq njerezit, duke e hidheruar Allahun, ata njerez aspak nuk do te jene te kenaqur, edhe pse ti je duk bere dicka per ti kenaqur ata. e gjithashtu, kush e kenaq Allahun, duke I hidheruar krijesat, Allahu do te beje qe krijesat te kenaqen me kete person, ndoshta edhe perkunder deshires se tyre.
⌛️Pra, e vetmja menyre qe ti ti kenaqesh keta familjare eshte te mos shkosh, e ta kenaqesh Zotin tend, e ata herdokur do te kenaqen me ty, qofte pas nje kohe.

▪️Ndersa shkurt fare, nuk shkon ne kete ndeje, sepse eshte dicka e ndaluar, e ndalur nga Allahu, dhe kjo nuk eshte dicka e lehte, sepse Allahu shperblen shume, por edhe ndeshkon ashper. Allahu ju shperblefte per pyetjen dhe lus Allahun qe motrat tona nga ky grup dhe ne pergjithesi te mos prezantojne ne dasma ku ka harame.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva