Përdorimi i misuakut nga agjëruesi.

Pyetje: “Ka njerëz që dyshojnë në përdorimin e misuakut në Ramazan, nga frika se mos iu prishet agjërimi. A është kjo e vërtetë? Dhe cila koha në Ramazan është më e preferuara për përdorimin e misuakut?”

Përgjigje: “Dyshimi në përdorimin e misuakut gjatë ditës në Ramazan apo ditëve tjera kur njeriu është duke agjëruar nuk ka kurrfarë baze, sepse përdorimi i tij është sunet, siç ka ardhur në hadith të saktë se ai është: “Pastrues për gojën dhe e kënaq Zotin”. Është sunet i fortë përdorimi i tij gjatë abdesit, para namazit, kur të ngrihemi nga gjumi, menjëherë pasi që të hyjmë në shtëpi, gjatë agjërimit dhe gjendje të tjera. Përdorimi i tij assesi nuk e prish agjërimin, përveç nëse misuaku përmban shije dhe lë gjurmë në pështymën tënde, atëherë, mos e përpijë shijen që ai lë në gojë. Gjithashtu, nëse gjatë përdorimit të tij lëndohet mishi i dhëmbëve dhe del gjak, mos e përpijë. E, nëse tregohesh i kujdesshëm në këto që i cekëm, atëherë përdorimi i tij nuk ndikon (për keq) asgjë në agjërimin tënd”.

(Shejh Ibn Uthejmin Fikhul-ibadat)

Fetua për agjëruesin
Përktheu: Petrit Perçuku

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva