Përdorimi i sprejit antiastmatik nga agjëruesi

Pyetje: “A e prishë agjërimin përdorimi i sprejit antiastmatik nga agjëruesi?”

Përgjigje: “Përgjigjja në këtë pyetje është si vijon: ky sprej zhduket ende pa mbërritur në zorrë, kështu që themi se s’ka dert që ta përdorësh këtë sprej gjatë agjërimit, sepse, siç e cekëm, kjo gjë zhduket e largohet dhe asgjë prej komponentëve të tij nuk arrin në zorrë që të themi se përdorimi i tij e obligon prishjen e agjërimit. Pra, ty të lejohet përdorimi i tij gjatë agjërimit dhe agjërimi yt nuk prishet”.

(Shejh Ibn Uthejmin- El-fetaua 1/500).

Fetua për agjëruesin
Përktheu: Petrit Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit