Realiteti i kësaj bote

• Dynjaja është si një grua e përdalë që nuk qëndron kurrë me një burrë, ajo gjithmonë kërkon të martohet që njerëzit të zbukurohen për të, por dëshira e saj gjithmonë është tradhtia.

Rruga në kërkim të saj, është një rrugë e mbushur me egërsira dhe të notosh në të, është si të notosh në pellgje krokodilësh, ai që gëzohet me të, po ai është i trishtuari. Dhimbjet e saj, vijnë nga kënaqësitë e saj dhe trishtimet, po nga gëzimet e saj. Pasionet e të rinjve, të dashuruarve pas saj, u kthyen në vuajtje në rini dhe pleqëri.

• Zogu shikon kokrrën e grurit, ndërsa syri i logjikës shikon kurthin, por ja që syri i dëshirës, është i verbër. Një sy i kënaqur ndaj çdo të mete është i verbër, ashtu siç syri i urrejtjes shikon vetëm të këqijat.

• Kënaqësitë janë zbukuruar për të gjithë, por ata që besojnë tek e fshehta, i mbyllën sytë para tyre, ndërsa ata që i pasuan, ranë në luginën e humbjes. Të parët janë ata që “udhëhiqen në Rrugë të Vërtetë nga Zoti i tyre dhe ata janë më të suksesshmit.” (Bekare, 5) Ndërsa të tjerëve u thuhet: “Hani dhe kënaqeni veten (në këtë botë) për pak kohë. Vërtet që jeni mëkatarë.” (Murselat, 46)

• Kur të suksesshmit e njohën vlerën e kësaj bote dhe jetën e shkurtër të saj, i vranë pasionet dhe dëshirat e tyre, në kërkim të jetës së përjetshme. Kur ata u zgjuan nga gjumi i pavetëdijes, e rimorën edhe njëherë atë që armiku ua kishte marrë për kohë të gjatë, në kohën e pasivitetit, dhe kur rruga iu duk e gjatë, para tyre vezulloi pikësynimi dhe çdo gjë e largët për ta, u duk e afërt, e sa herë që hidhësia e jetës shtohej, aq herë edhe ëmbëlsia e takimit i kujtonte: “Kjo është Dita juaj, e cila ju qe premtuar.” (Enbija, 103)

Karvani natën ecte dhe

errësira krahët e saj kish shtrirë mbi tokë,

por në mëngjes drita mbi ta vezulloi

dhe rruga që natën kaluan, shkoi.

Toka humbi ndërmjet stacioneve që ata vunë,

e stacionet e tyre qenë në rrugë të mbarë.

Yjet e natës, udhërrëfyes për ta u bënë,

si Sirusi ashtu dhe ylli polar.

Nëse beteja dhe shpata ata i presin,

armët nga vetja kurrë ata nuk i kanë ndarë.[1]

—————————————————————-
1 Kjo temë është marrë nga libri ‘El Feuaid’, i autorit Iben Kajim el Xheuzije. Libri është botuar dhe shitet.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva