Rëndësia e amanetit dhe nxitja për ruajtjen e tij-1

Autor: Dr. Abdurrezak el Bedr

Lavdërimi dhe falënderimi i takon Allahut, prandaj atë e lavdëroj. Dëshmoj se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush pos Allahut të vetëm, i Cili nuk ka ortak, Krijuesi i të gjitha krijesave. Dëshmoj se Muhamedi (salallahu alejhi ve selem) është rob i Allahut, i dërguar dhe i zgjedhur i Tij.

O ju besimtarë! Keni drojë Allahun, sepse ai që ka drojë Allahun, Ai do ta ruaj dhe do ta udhëzojë kah e mira e kësaj bote dhe e tjetrës. Droja nga Allahu është krenari në këtë botë dhe tjetrën, dhe se përfundimi i mirë gjitherë do të jetë për ata që kanë drojë Allahun.

Pastaj ta dini se amaneti është një përgjegjësi e madhe dhe një obligim madhështor që njeriu e ka marrë mbi vete në këtë botë. Njeriu është një rob që i është besuar amaneti, sepse Pasi e krijoi Allahu ia ofroi amanetin, dhe ky e pranoi dhe i mori përgjegjësitë dhe pasojat e tij në këtë botë.

Robër të Allahut! Amaneti është një gjë madhështore, që ka një pozitë të lartë në fe, prandaj është obligim që t’i kushtohet një kujdes i shtuar. Shumë ajete në Kuran dhe shumë hadithe të Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem) e vlersojnë lartë atë, dhe tregojnë se ai i cili kujdeset që ta ruaj amanetin ka shpërblim në këtë botë dhe në tjetrën, kurse ai që nuk e përfillë dhe nuk kujdeset për të do të ketë dënim në të dy botët. Allahu thotë: “Dhe, nëse njëri prej jush ka besim tek tjetri, atëherë le ta kthej atë që i është besuar dhe le t’i frikësohet Allahut” (El Bekare: 283). Ai thotë: “Ne ua ofruam amanetin (kryejen e obligimeve) qiejve, Tokës dhe maleve, por ato nuk pranuan ta marrin përsipër dhe u frikësuan ta pranojnë atë, kurse njeriu e pranoi. Me të vërtetë, njeriu u tregua i padrejtë me veten dhe i paditur (për pasojat e kësaj përgjegjësie)” (El Ahzab: 72), “Allahu ju urdhëron që amanetet t’jua ktheni atyre që u përkasin” (En Nisa:58).

Allahu përmend se ruajtja e amanetit është cilësi e besimtarëve të plotë: “Të cilët u përmbahen amaneteve dhe detyrimeve të marra” (El Mu’minun: 7). Pastaj thotë: “ata do ta trashëgojnë Firdeusin, ku do të qëndrojnë përjetësisht” (El Mu’minun: 11), pra ai që kryen amanetin dhe i kushton rëndësi do të ketë përfundim të lavdishëm.

Ndërsa humbjen e amanetit, Allahu e përmend tek cilësitë të çifutëve, ku thotë: “Por ka edhe të atillë (ehlul kitab) që, nëse u jep në besim, qoftë edhe një dinar, nuk ta kthejnë” (Al Imran: 75).

Ndërsa Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) përmend se mosruajtja e amanetit është cilësi edhe e munafikëve, ku thotë: “Shenjat e munafikut janë tri: kur flet gënjen, kur premton nuk e kryen atë, dhe kur i besohet diçka tradhton”.

Po ashtu ai përmend se amaneti është nga imani: “Ai që s’ka amanet s’ka as iman”. Ky hadith na tregon për rëndësinë e amanetit, dhe se ky qenka nga imani, dhe sa më tepër që besimtari ka amanet dhe e ruan atë, aq më tepër do të shtohet imani i tij, ndërsa aq sa i mungon besa dhe amaneti aq i mungon edhe imani.

Robër të Allahut! Ndër ajetet madhështore të Kur’anit, që e sqarojnë rëndësinë dhe pozitën e amanetit, është fjala e Allahut: “Ne ua ofruam amanetin (kryejen e obligimeve) qiejve, Tokës dhe maleve, por ato nuk pranuan ta marrin përsipër dhe u frikësuan ta pranojnë atë, kurse njeriu e pranoi. Me të vërtetë, njeriu u tregua i padrejtë me veten dhe i paditur (për pasojat e kësaj përgjegjësie)” (El Ahzab 72). Pra, vështroje këtë ajet fisnik! Përmes të cilit do ta mësosh rëndësinë e amanetit, sepse me këtë ajet Allahu na njofton se amanetin ia ka ofruar qiejve, tokës dhe kodrave, ua ka ofruar që të zgjedhin, por ato nuk pranuan, jo për t’i bërë mëkat Allahut, e as për t’u larguar nga shpërblimi i Tij, por për shkak të frikës nga rëndësia e madhe që ka përgjegjësia, për këtë Allahu tha: “dhe u frikësuan ta pranojnë atë”. Kodrat u frikësuan që ta bartin amanetin, u frikësuan qiejt dhe toka, ndërsa njeriu e pranoi atë, sepse “u tregua i padrejtë me veten dhe i paditur”. Edhe pse u tregua i padrejtë me veten dhe i paditur, ai e pranoi amanetin me gjithë pasojat e tij, kurse pasojat e tij janë: shpërblimi i Allahut në këtë botë dhe në tjetrën për atë që e ruan amanetin, dhe ndëshkimi i Tij për ate qe e humb amanetin. Njeriu e pranoi bartjen e amanetit, e pranoi kete pergjegjesi te madhe me gjithe padrejtesine dhe paditurine e tij, dhe per kete ai jeton gjith jeten e tij duke e bartur pergjegjesine e amanetit, ndersa Allahu do ta pyet per te ne diten kur do te takohet me Te.

Pastaj nese veshtrojme gjendjen e njerezve, nese veshtrojme bartjen e amanetit dhe se si jane duke e kryer ate, do te verejme se ata ndahen ne tre grupe:

Njeri grup e ka barte amanetin siperfaqesisht, ndersa ne brendesite e tyre nuk e kane barte ate, dhe keta jane munafiket, te cilet e shfaqin ate qe nuk e kane ne zemer, kur vine tek besimaret e shfaqin imanin dhe besen, duke u frikesuar nga ta, ndersa kur jane ne shoqeri te pabesimtareve e shfaqin kufrin (mosbesimin). Pra munafiket e shfaqin imanin ndersa e fshehin kufrin, dhe ne shikim te jashtem duken se e bartin amanetin, ndersa ne zemrat e tyre jane tradhetare, kurse ne realitet jane tradhetare te vetvetes, sepse ata mendojne se jane duke e tradhetuar Allahun dhe besimtaret, por ne realitet tradhetojne veten e tyre duke shkuar ne shkaterrim te sigurt ne kete bote dhe ne tjetren.

Grupi i dyte jane ata te cilet nuk kane barte amanetin as nga ana e jashtme e as me zemrat e tyre, dhe keta jane pabesimtaret, sepse keta si per nga ana e jashtme ashtu edhe nga brendesia e tyre, jane te njejte ne mosbesim dhe largim nga feja e Allahut.

Grupi i trete jane besimtaret, te cilet e kane barte amanetin dhe jane perpjekur ta realizojne ate. Keta jane njerezit e imanit dhe njerezit qe i ka nderuar Allahu ne kete bote dhe ne tjetren. Per kete, kur Allahu permendi ajetin paraprak, ku permend se qiejt, toka dhe kodrat u frikesuan ta pranojne amanetin, ate e pranoi njeriu, menjeher pas ketij ajeti Ai permend grupet e njerezve qe ndahen lidhur me amanetin: ’Si pasoje, Allahu do t’i denoje munafiket dhe munafiket, idhujtaret dhe idhujtaret, ndersa do tfua pranoje pendimin besimtareve dhe besimtareve. Vertete Allahu eshte Fales dhe Meshireploteh’ (El Ahzab: 83). Pra, lidhur me ruajtjen e amanetit, Allahu ka permendur se njerezit ndahen ne tre grupe: dy grupe do te denohen, e ata jane munafiket dhe idhujtaret, ndersa grupi tjeter do te shperblehen, e ata jane njerezit e imanit, Allahu na befte prej tyre…!

Perktheu: Jeton Bozhlani

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit