Rëndësia e amanetit dhe nxitja për ruajtjen e tij-2

Autor: Dr. Abdurrezak el Bedr

Robër të Allahut! Nëse dëshirojmë që amanetin ta vështrojmë nga aspekti se me kënd lidhet, kujt i obligohet dhe cilat janë sferat që përfshihen në të, atëherë le t’i shqyrtojmë disa herë fjalët e Allahut në vijim: “O besimtarë! Mos e tradhtoni Allahun dhe të Dërguarin e mos i tradhtoni amanetet me vetëdije” (El Enfal: 27).

Ky ajet tregon qartë se amaneti ndahet në tri lloje, nga aspekti se me kënd lidhet:

1. Amaneti që lidhet me detyrimet e robërve ndaj Allahut, sepse Allahu t’i ka lënë në amanet obligimet e Tij në këtë botë. Ai të ka krijuar që t’i bësh ibadet, të ka urdhëruar për disa gjëra dhe të ka ndaluar nga disa të tjera dhe nuk të ka lënë në papërgjegjshmëri. Të ka krijuar vetëm për një qëllim të lavdishëm, që është të adhuruarit e Allahut, dhe kjo të është lënë në amanet, bile amaneti më madhështor është kryerja e ibadetit ndaj Allahut, dhe mu për këtë, teuhidi është amanet ndërsa shirku është tradhëti. Amaneti më madhështor është teuhidi, kurse tradhëtia më e madhe është shirku. Ai që adhuron Allahun me sinqeritet, kryen urdhërat, largohet nga ndalesat dhe bëhet i kujdesshëm nga shirku, me të vërtetë se ka kryer amanetin ndaj Allahut. Nëse ti e njeh Allahun nëpërmjet emrave dhe cilësive të Tij madhështore, po ashtu nëse e njeh Atë nëpërmjet madhështisë, fuqisë, urtësisë dhe dijes së Tij të plotë, atëherë të gjitha këto do ta realizojnë mundësinë që ta kryesh amanetin ndaj Allahut në mënyrën më të mire.

2. Amaneti që lidhet me detyrimet ndaj Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem), sepse gjithashtu na është lënë në amanet që t’i kryejm edhe obligimet ndaj Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem), dhe ndër ato obligime është dashuria ndaj tij më tepër se vetveten dhe më tepër se çdo gjë tjetër. Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) thotë: “Askush nuk ka besuar si duhet përderisa të mos jem më i dashur tek ai më tepër se prindi, fëmiu dhe të gjithë njerëzit”, sepse kur Omeri i tha: “O i dërguar i Allahut, pasha Allahun, ti je më i dashuri tek unë përpos vetes sime”, atëherë Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) i tha: “Askush nuk ka besuar përderisa të mos jem më i dashur te ai më tepër se vetja e tij”, dhe Omeri tha: “O i dërguar i Allahut, pasha Allahun, tani je më i dashur tek unë sesa vetja ime”, dhe në fund Pejgamberi tha: “Tani (ke besuar si duhet) o Omer”.

Pra, amanet ndaj Pejgamberit eshte qe ai te duhet me nje dashuri e cila kerkon qe te kryhen urdherat dhe te ndalohet nga ndalesat e tij, tfu besohet fjaleve te tij, si dhe te respektohet dhe te nderohet, si dhe te largohet nga ekstremizmi ndaj tij. E tera kjo eshte amanet ndaj Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem).

3. Amaneti qe lidhet me detyrimet ndaj njerezve, siq jane detyrimet ndaj prinderve, ndaj femijeve, fqinjeve, tregtareve. Gjithashtu punetoret dhe mesuesit kane amanet, sepse cdo njeri ka amanetin ne fushen ku vepron, dhe Allahu do ta pyes cdo njerin per amanetin qe ia ka dhene, siq transmetohet ne hadithin e Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem) ku thote:
’Çdo njeri nga ju eshte coban dhe pergjegjes per kopene e tij’.

Rober te Allahut! Me kete na behet e qarte se amaneti nuk ka te beje vetem me nje fushe, siç mendojne nje mase e muslimaneve, se amaneti ka te beje vetem me mbajtjen e fjales dhe premtimit ndaj te njerezve. Jo, nuk eshte keshtu, sepse Amaneti eshte nje pergjegjesi dhe obligim shume i madh, nje amanet lidhet me detyrimet ndaj Allahut, njeri me detyrimet ndaj Pejgamberi kurse tjetri lidhet me detyrimet ndaj roberve te Allahut.

Andaj, keni frike Allahun dhe kryeni amanetin ashtu si duhet, mbani kete pergjegjesi te madhe dhe kryeni kete obligim madhor, dhe ta dini se Allahu do tfju pyet per te ne diten kur do te qendroni perara Tij: ‘Ate Dite do te mbeteni zbuluar dhe asnje fshehtesi e juaja nuk do te mbetet pa u shfaqur’ (El Hakkah: 18).

Rober te Allahut! Perderisa jeni ne boten e veprave, atehere kini frike Allahun dhe kryeni amanetin ashtu si duhet ne te gjitha sferat e jetes, kerkoni ndihme Allahut, sepse sa mbrojtes dhe sa ndihmues i mire qe eshte Ai.

Perktheu: Jeton Bozhlani

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit