Thënie të imam Uthejmin (Allahu e mëshiroftë) për jetën bashkëshortore

martesa

“Të dy bashkëshortët e kanë obligim që të sillen mirë me njëri-tjetrin, sepse Allahu i Lartësuar thotë: “Jetoni e silluni mirë me to!” (En-Nisa’, 19) dhe: “Gratë kanë aq të drejta sa kanë edhe detyra, sipas arsyes së shëndoshë.” (El-Bekara, 228)
Nëse bashkëshortët sillen mirë me njëri-tjetrin, atëherë dashuria mes tyre do të jetë më e vazhdueshme dhe begatia do të jetë më e plotë. Sa e sa ndarja mes bashkëshortëve ka ndodhur për shkak të sjelljes së keqe me njëri-tjetrin.
Andaj, kur secili prej tyre e ka frikë Allahun, sillet mirë me tjetrin dhe ia jep të drejtën që i takon, atëherë për shkak të kësaj do të kenë të mira e bereqete të shumta. E vëren se shkaku kryesor i grindjeve të shumta mes bashkëshortëve është sjellja e keqe me njëri-tjetrin. Kështu, burri e godet gruan e tij për gjënë më të ulët, e po ashtu edhe gruaja nuk i bindet atij dhe e kundërshton atë për gjënë më të ulët. Andaj, secili prej bashkëshortëve duhet të sillet mirë me tjetrin, ashtu siç ka urdhëruar Allahu i Lartësuar.”
(El-Lika’ Esh-Shehrij, 12)

“Sjellje jote me bashkëshorten duhet të jetë ashtu siç ti dëshiron që, një njeri, i cili është bashkëshort i vajzës tënde, të sillet me të. A je i kënaqur që ai të jetë mospërfillës e i ashpër ndaj saj?
Përgjigjja është: “Jo!” Atëherë, nëse nuk je i kënaqur që të sillesh me vajzën e dikujt ashtu siç nuk je i kënaqur që dikush të sillet me vajzën tënde, ky le të jetë një rregull (parim), të cilin duhet ta dijë çdo njeri!”
(Esh-Sherhu El-Mumti’u, 12/381)

“Lumturia bashkëshortore nuk arrihet nëpërmjet dhunës dhe vënies së kontrollit, sepse një gjë e tillë është gabim. Mirëpo, burri duhet ta shoh gruan si shoqe të jetës, nënë të fëmijëve dhe kujdestare të shtëpisë së tij. Pra, e respekton ashtu siç ka dëshirë që ajo ta respektoj atë.”
(Nurun ala Ed-Derb, 10/13)

“Kur të jesh në shtëpi, prej Sunetit (traditës së Profetit) është që, për shembull, t’ia përgatisësh vetes çajin, të gatuash për vete, nëse di, dhe t’i lash ato rroba tua, të cilat kanë nevojë të lahen. Kur ti e bën këtë, atëherë shpërblehesh për shkak të veprimit të Sunetit, ngaqë e ke ndjekur shembullin e të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) dhe je treguar modest për hir të Allahut të Madhërishëm. Kjo, po ashtu, bëhet shkak që të ketë dashuri (më të madhe) mes teje dhe bashkëshortes tënde. Kur bashkëshortja e vëren se ti po i ndihmon në angazhimet e saj rreth shtëpisë, ajo të do (më shumë) dhe vlera jote tek ajo do të rritet. Kështu, në këtë ka dobi të mëdha.”
(Sherh Rijad Es-Salihin, 3/529)

“Sillu butë më bashkëshorten tënde. Nëse nuk të pëlqen një sjellje e saj, do të të pëlqej sjellja tjetër. Mos u bëj i ashpër dhe as neglizhues. Njeriu i mençur e vlerëson si duhet situatën.”
(El-Lika’ush-Shehrijju, 28)

“Nëse bashkëshortja sillet keq me ty, ti mos e shiko sjelljen e saj tani, por shikoje të kaluarën e të ardhmen dhe gjyko me drejtësi.”
(Sherh Rijad Es-Salihin, 2/73)

“Fatkeqësisht, shumë njerëz tregojnë moral të mirë me njerëzit e tjerë, mirëpo jo edhe me bashkëshortet e tyre.”
(Kitab El-Ilm, 185)

“Sa herë të zemërojnë fëmijët apo bashkëshortja e anëtarët e familjes, mësoje gjuhën që të lutesh mirë për ta. Disa njerëz thonë: “Allahu ta marrtë shpirtin, Allahu të shkatërroftë, Allahu ta nxiftë fytyrën, Allahu mos të dhëntë sukses as në dunja e as në ahiret!” Kjo është e ndaluar! Duro, përmbaje veten dhe lutu mirë për familjen tënde!”
(Fetaua Lika’ El-Bab El-Meftuh, 187)

Përktheu: Hoxhë Petrit Perçuku

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva