Zbathja e çorapeve (mesteve)

Pyetje: Çfarë është vendimi fetar për zbathjen e çorapes (mestes) apo të një pjese të saj, me qëllim që njeriu të kruajë këmbën apo të largojë diçka që i është ngjitur për të si: guralecë apo gjëra të ngjashme?

Përgjigje: S’ka gjë të keqe nëse njeriu i fut duart e tij nën çorape. Ndërsa nëse i zbathë ato, atëherë duhet të shikohet: në qoftë se ka zbathur një pjesë të vogël, kjo nuk e dëmton. Mirëpo nëse i ka zbathur aq sa i duket pjesa më e madhe e këmbës, atëherë kjo e zhvlerëson mes’hun mbi to në të ardhmen.

Shejh Muhamed bin Salih El-Uthejmin (Allahu e mëshiroftë)
Shkëputur nga libri i tij: Min el-ahkam el-fikhijje fi et-tahareti ues-salati uel-xhenaiz
Përktheu: Petrit Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit