Për një ditë produktive të gruas muslimane

  • Për një ditë produktive të gruas muslimane

-Kryerja e obligimeve ndaj Allahut, si: falja e namazit, ruajtja nga mëkatet, ruajtja e gjuhës etj. Vepra më e madhe së cilës duhet t’i kushtojë rëndësi ajo, gjatë ditës, është falja e namazit, që aludon: të falet ashtu siç duhet, në mënyrën e kërkuar, në mënyrën më të mirë, me përqendrim, përulje, me gjymtyrë e me zemër.

-Kryerja e obligimeve ndaj krijesave, si: ndaj burrit, ndaj fëmijëve, në ushqim e mirëmbajtjen e shtëpisë në raport me ta.

-Gjithashtu prej gjërave më madhore që ajo duhet t’i kushtojë rëndësi është edukimi i fëmijëve, të jetë si synim i ditës së saj mësimi i tyre diçka për fe, i moraleve të mira etj.

-Pastaj sa ka mundësi të shtojë prej veprave të mira, si: kërkimi i dijes. Është mirë që brenda ditës të caktojë një kohë për mësim të fesë, sado pak që është ajo kohë. Dija ia ndriçon rrugën dhe me të do të dijë se çfarë të veprojë. Gjithashtu të shtojë prej nafileve sa ka mundësi, si: të falë namazet sunet të ditës, të lexojë Kuran etj.

-Të përmendë sa më shpesh Allahun (të bëjë dhikër). Këtë mund ta bëjë edhe gjatë kryerjes së punëve të shtëpisë. Me këtë arrin shpërblime të shumta dhe arrin dobi të shumta. Dhikri është shkak për lehtësimin e shkaqeve të kësaj bote, për bereqet në kohë etj.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live – Transkriptim.

Madhësia e tekstit