Ruajtja nga mëkatet dhe ngritja e besimit (shkaqet)

  • Ruajtja nga mëkatet dhe ngritja e besimit (shkaqet)

 

1.Bërja e veprave të mira, më kryesorja është falja e namazit me përulje, me përqendrim (me zemër dhe gjymtyrë). Kjo e ndalon njeriun prej punëve të pahijshme dhe prej mëkateve, “Vërtet që namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar…” Ankebut 45. Dijetarët kanë përmendur: “Nëse sheh veten se ke filluat të jepesh pas epsheve të ndaluara, atëherë kontrolloje namazin tënd!” Allahu thotë: “Pas atyre erdhën brezni, që e braktisën faljen e namazit dhe ndoqën epshet e veta.” Merjem 59. Gjithashtu te veprat e mira hyn leximi i Kuranit. Leximi i Kuranit me meditim (kush nuk e di arabishten të lexojë me përkthim/komentim shqip), është shërim për zemrat. Allahu thotë: “Ai është udhërrëfyes dhe shërim për besimtarët”. Fusilet 44. Shërim për sëmundjet e zemrave prej dyshimeve dhe epsheve. Pa leximin e Kuranit është vështirë ballafaqimi me sprovat e sotshme.

2. Largimi nga rrugët/shkaqet që çojnë në mëkate (të dyshimta për ty, në kuptimin që nëse futesh në to ekziston rreziku për të rënë në mëkat, atëherë paraprakisht mbyllet kjo derë).

3. Shoqërimi i mirë. Duhet pasur kujdes të mos shoqërohemi me njerëz të cilët nxisin drejt ndalesave. Gjithashtu duhet ruajtur nga përzierja me gjininë e kundërt. Shoqëria e mirë ta kujton Allahun, botën tjetër, të këshillon, të mëson etj.

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live – Transkriptim.

Madhësia e tekstit