Drejtësia ndaj fëmijëve

Drejtësia ndaj fëmijëve

Sa i përket edukatës dhe mirësjelljes së prindit ndaj fëmijëve, edhe në këtë rast edukata Islame vë në theks drejtësinë (ndaj tyre). Këtë e dëshmon më së miri ngjarja e Numan Beshirit radijAllahu anhu i cili dëshiron t’i dhurojë fëmijës së tij një pjesë të pasurisë dhe për këtë vendos që ta bëjë dëshmitar Pejgamberin salAllahu alejhi ue selem. Dhe kur ia paraqet kërkesën, Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem e pyet: “A ua ke dhuruar të njëjtën edhe fëmijëve të tjerë?” Ai i thotë: “Jo, o i Dërguar i Allahut.” Atëherë ia kthen: “Unë nuk dëshmoj në një padrejtësi.”

Kurse në një hadith tjetër thotë: “Kini frikë Allahun dhe mbani drejtësi mes fëmijëve tuaj.”

Padrejtësia në dhënien e dhuratave mes fëmijëve, ka pasojat e veta, si: shkakton moskënaqësi në mesin e tyre, urrejtje e konflikte. Përveç tjerash, drejtësia duhet të jetë e dyanshme, kështu nëse njeriu kërkon mirësinë e respektimin e fëmijëve të tij, atëherë edhe ai duhet të jetë i barabartë me ta. Prandaj, drejtësia ka anët pozitive, ajo kthehet me drejtësi.

Kjo (drejtësia) ka të bëjë në aspektin e dhuratave.

Ndërsa, në shpenzimin ndaj fëmijëve, atëherë fëmija dallon nga fëmija tjetër. Kështu, fëmija më i rritur kërkon shpenzime më shumë se sa i vogli.

 

Hoxhë Jeton Bozhlani – Transkriptim.

Madhësia e tekstit