Tregimi për Ibrahimin alejhisselam – Për fëmijë

Tregime për fëmijë rreth Profetëve

Tregimi për Ibrahimin alejhisselam

Kush i theu idhujt?

Para shumë kohësh, ishte një njeri shumë i njohur në një fshat. Emri i tij ishte Azer. Ai shiste idhuj. Në këtë fshat ishte një shtëpi shumë e madhe. Në këtë shtëpi kishte idhuj të shumtë, tepër të shumtë. Njerëzit iu përuleshin në sexhde këtyre idhujve. Po ashtu edhe Azeri iu përulej në sexhde këtyre idhujve. Azeri i adhuronte këta idhuj.

Fëmija i Azerit

Azeri kishte një djalë shumë të mençur, të zgjuar. Emri i tij ishte Ibrahim. Ibrahimi i shihte njerëzit duke iu bërë sexhde këtyre idhujve, i shihte duke i adhuruar ata. Ai e dinte mirë se vërtetë idhujt janë vetëm gurë. E dinte se idhujt nuk flasin dhe nuk dëgjojnë. E dinte mirë se ata as nuk sjellin dëm e as dobi (nuk kanë mundësi për këto). Ai shihte se si miza u shkonte idhujve (i prekte) e ata nuk e trembnin për ta larguar nga vetët e tyre. Ai shihte miun duke ngrënë ushqimin e idhujve (të cilin e vendosnin paganët afër idhujve në shenjë respekti për ta) dhe nuk mund ta pengonin këtë gjë.

Ibrahimi thoshte në veten e tij: “Pse njerëzit u bëjnë sexhde idhujve (pse i adhurojnë)? Pse kërkojnë prej tyre (pse u luten)?!”

Këshilla e Ibrahimit

Ibrahimi i thotë babait të tij: “O babai im, përse adhuron këta idhuj? Përse u përulesh në sexhde? O babai im, përse kërkon gjëra nga ta? Këta idhuj nuk flasin e nuk dëgjojnë, as nuk kanë mundësi të të bëjnë dobi e as dëm. Për çfarë arsye vendos për ta ushqim dhe pije (pranë)? Vërtetë ata as nuk hanë as nuk pinë.” Azeri u zemërua me këto fjalë dhe nuk kuptonte çfarë i thoshte. Ibrahimi e këshillonte popullin e vet, por njerëzit zemëroheshin dhe nuk kuptonin.

Ibrahimi tha: “Unë do t’i thyej idhujt kur nuk janë njerëzit dhe atëherë do ta kuptojnë realitetin e tyre.”

Ibrahimi thyen idhujt

Erdhi dita e festës (së paganëve), andaj njerëzit u gëzuan. Ata dolën për të festuar, dolën edhe fëmijët. Gjithashtu doli babai i Ibrahimit, i cili i tha atij: “A nuk po vjen së bashku me ne?” Ai i tha: “Unë jam i sëmurë.”

Njerëzit shkuan dhe mbeti Ibrahimi në shtëpi. Ai shkoi te idhujt dhe u tha atyre: “A nuk po flisni? A nuk po dëgjoni? Ja ku keni ushqimin dhe pijet. A nuk po hani, a nuk po pini?” Dhe idhujt heshtën, sepse janë gurë (të gdhendur nga guri), andaj nuk flasin.

Ibrahimi tha: “Ç’keni, përse nuk flisni?” Idhujt heshtën, nuk folën.

Në atë çast, Ibrahimi u zemërua shumë dhe mori sëpatën. I goditi idhujt me sëpatë dhe i theu ata. Ai e la pa prekur (nuk e theu) idhullin më të madh dhe vari sëpatën në qafën e tij (idhulli kishte formën e njeriut).

Kush e bëri këtë?

Njerëzit u kthyen dhe hynë në shtëpinë e idhujve (e veçantë për ta). Ata dëshiruan të bënë sexhde për idhujt, ngase ishte ditë feste. Mirëpo, u çuditën dhe u shtangën (nga ajo që panë). Ata u zemëruan shumë.

Disa thanë: “Kush i bëri kështu zotat tanë? Me të vërtetë, ai është keqbërës!”

Të tjerët u përgjigjën: “Dëgjuam një djalosh që i përgojonte, quhej Ibrahim.”

Ata e pyetën: “Ti i bëre kështu zotat tanë, o Ibrahim?”

Ai tha: “Jo! Këtë e ka bërë ky i madhi i tyre. Pyesni ata, nëse flasin!” Ajetet nga surja Enbija.

Njerëzit e dinin se idhujt janë vetëm gurë, e dinin se guri nuk dëgjon e nuk flet, e dinin se idhulli më i madh ishte vetëm një gurë, e dinin se idhulli më i madh nuk ka mundësi/aftësi të ecë e të lëvizë, e dinin se idhulli i madh nuk ka mundësi të thyejë idhujt e tjerë.

Andaj i thanë Ibrahimit: “Ti e di se idhujt nuk flasin.” Ai u tha: “Atëherë si adhuroni idhujt ndërkohë që ata as nuk sjellin dëm e as dobi?! Si kërkoni gjëra prej tyre, si iu luteni, ndërkohë që ata as nuk flasin e as nuk dëgjojnë?! A nuk kuptoni? A nuk logjikoni?”

Njerëzit heshtën dhe i mbuloi turpi.

Zjarri i freskët

U mblodhën njerëzit dhe thanë: “Çfarë të bëjmë? Vërtetë Ibrahimi theu idhujt dhe nënçmoi zotat tanë!” Ata pyetën: “Me çfarë ta ndëshkojmë Ibrahimin?” Përgjigja ishte: “Digjeni atë dhe ndihmoni zotat tuaj”.

Dhe kështu ndodhi. Ata ndezën një zjarr dhe hodhën në të Ibrahimin. Mirëpo, Allahu e ndihmoi Ibrahimin dhe i tha zjarrit:

“O zjarr, bëhu i ftohtë dhe shpëtim për Ibrahimin!” Surja Enbija.

Dhe kështu ndodhi. Zjarri u bë i freskët dhe shpëtim për Ibrahimin. Ata panë se zjarri nuk po e dëmton aspak atë. Ata panë se Ibrahimi ishte i lumtur brenda në zjarr dhe se nuk prekej nga zjarri. Ata u mahnitën, u shtangën dhe nuk dinin se çfarë të mendonin.

Kush është Zoti im?

Një natë prej netësh, Ibrahimi pa një yll, tha: “Ky është Zoti im.” Por, kur ylli perëndoi, ai tha: “Jo, Ky nuk është Zoti im.”

Ibrahimi pa hënën, tha: “Ky është Zoti im.” Por, kur hëna u zhduk nga horizonti, ai tha: “Jo, ky nuk është Zoti im.”

Lindi dielli dhe Ibrahimi tha: “Ky është Zoti im, sepse është më i madh.” Por, kur dielli perëndoi, ai tha: “Jo, ky nuk është Zoti im.” Dhe Ai tha:

Mua më ndihmon vetëm Allahu.

(Sepse) Allahu është i Gjallë dhe nuk vdes kurrë,

Allahu është i përhershëm dhe nuk largohet kurrë,

Allahu është i Fuqishëm dhe asgjë nuk mund ta mposhtë Atë.

Ylli është i dobët, atë e mund mëngjesi.

Hëna është e dobët, atë e mund drita e diellit.

Dielli është i dobët, atë e mund nata dhe retë (kur e mbulojnë).

Mua nuk më ndihmon ylli, se ai është i dobët.

Nuk më ndihmon hëna, se edhe ajo është e dobët.

Nuk më ndihmon asgjë as dielli, se edhe ai është i dobët.

Mua më ndihmon vetëm Allahu, sepse Ai është i Gjallë (el Hajj) dhe nuk vdes kurrë, Ai është i përhershëm (el Beki) dhe nuk zhduket asnjëherë, Ai është i fuqishëm (el Kawijj), asgjë nuk mund ta mposhtë Atë.”

Zoti im është Allahu

Ibrahimi e dinte se Allahu është Zoti i tij, sepse Ai është i Gjallë dhe kurrë nuk vdes, sepse Allahu është i përhershëm dhe kurrë nuk zhduket dhe seseçse Allahu i Fuqishëm e asgjë nuk mund ta mposhtë Atë. Ibrahimi e dinte se Allahu është Zoti i yllit, Zoti i hënës, Zoti i diellit dhe Zoti i botëve. Allahu e udhëzoi Ibrahimin dhe e bëri Pejgamber (nebijj) dhe mik të ngushtë të Tij (halil).

Allahu e urdhëroi Ibrahimin të thërriste popullin e tij në teuhid (në veçimin e Allahut me adhurim) dhe t’i ndalojë ata nga adhurimi i idhujve.

Daveti (thirrja) e Ibrahimit

Ibrahimi thirri popullin e tij drejt Allahut dhe i ndaloi ata nga adhurimi i idhujve. Ai u tha atyre:

Çfarë adhuroni ju?”

Ata u përgjigjën: “Adhurojmë idhujt e përherë u jemi përkushtuar atyre”.

Ai i pyeti: “A ju dëgjojnë ata kur ju luteni? A mund t’ju sjellin dobi apo dëm?”

U përgjigjën: “Jo, por i kemi gjetur të parët tanë që vepronin kështu”. Surja Shuara.

Ibrahimi iu tha: “Unë nuk i adhuroj këta idhuj. Përkundrazi, unë jam armik i këtyre idhujve. Unë vetëm adhuroj Zotin e botëve.” Dhe pastaj ua sqaron se kush është Zoti i botëve, u thotë:

“i Cili më ka krijuar dhe më udhëzon (në rrugë të drejtë); i Cili më ushqen dhe më jep të pi; i Cili, kur sëmurem, më shëron; i Cili do të bëjë që të vdes e pastaj do të më ringjallë”. Surja Shuara.

Vërtetë idhujt nuk kanë mundësi të krijojnë asgjë dhe as të udhëzojnë në rrugën e drejtë. Ata nuk mund të japin ushqim për të ngrënë e as pije për të pirë. Kur dikush të sëmuret ata nuk mund ta shërojnë. Dhe nuk mund t’ia marrin shpirtin askujt e as ta ringjallin askënd.

Para mbretit

Në qytet ishte një mbret shumë i madh (me pushtet të madh) dhe shumë i padrejtë. Njerëzit i përuleshin në sexhde atij. Mbreti dëgjoi se Ibrahimi i bën sexhde vetëm Allahut e askujt tjetër. Andaj mbreti u zemërua shumë dhe kërkoi t’ia sillnin para Ibrahimin. Por, Ibrahimi nuk i frikësohej askujt përveç Allahut.

Mbreti i tha: “Kush është Zoti yt, o Ibrahim?”

Ibrahimi tha: “Zoti im është Allahu.”

Mbreti i tha: “Kush është Allahu, o Ibrahim?”

Ibrahimi i tha: “Është Ai i cili jep jetë dhe vdekje.”

Mbreti i tha: “Edhe unë jam jetë dhe vdekje.” Pastaj kërkoi t’ia sillnin një njeri dhe e vrau atë dhe kërkoi t’ia sillnin edhe një tjetër të cilin e la të lirë. Dhe tha: “Ja, edhe unë jap jetë dhe vdekje, njërin e mbyta dhe tjetrin e lash të lirë.” Ky mbret ishte kokëtrashë (nuk kuptonte). I tillë është çdo pagan.

Ibrahimi dëshiroi që mbreti dhe populli i tij të kuptojnë realitetin e teuhidit, andaj tha (duke i sjell një argument):

“Allahu e sjell Diellin nga lindja. Sille ti nga perëndimi”. Surja Bekare.

Atëherë mbreti u shtang (mbeti gojëhapur), heshti, u turpërua dhe nuk mundi të gjente përgjigje.

Thirrja ndaj prindit

Ibrahimi deshi ta thërriste në Islam (në të vërtetën) edhe babanë e tij, andaj i tha: “O babai im (o babush), përse adhuron atë që as nuk dëgjon, as nuk sheh e as që mund të të sjellë ndonjë dobi?” Përse adhuron atë që nuk ka mundësi të të sjellë dobi e as dëm? O babai im, mos adhuro djallin, por adhuro të Gjithëmëshirshmin, vetëm Allahun!” Babai i tij u zemërua dhe tha: “Do të të rrah! Më lër mua dhe mos më thuaj më asgjë!”

Por, Ibrahimi ishte njeri zemërbutë, andaj i tha: “Paqja qoftë mbi ty! Unë do të largohem nga këtu dhe do ta lus Zotin tim për ty.” Ibrahimi u pikëllua shumë dhe dëshiroi të ikte për në një vend tjetër ku do ta adhuronte Zotin e tij dhe do të thërriste njerëzit për tek Allahu.

Drejt Mekës

Populli i Ibrahimit u zemërua, edhe mbreti dhe babai i Ibrahimit. Andaj, ai dëshiroi të udhëtojë në drejtim të një vendi tjetër ku të adhuronte Allahun dhe të thërriste njerëzit për tek Allahu. Ai doli nga vendi i tij. Ia dha lamtumirën babait të tij.

Niset në drejtim të Mekës, me bashkëshorten e tij Haxheren. Meka nuk kishte bar (asgjë të njomë), as pemë e drunj, nuk kishte pus, as lumenj, nuk kishte kafshë dhe as njerëz. Ishte e pabanuar tërësisht. Ibrahimi arrin në Meke dhe aty vendoset.

Ai lë aty gruan e tij dhe djalin e tij Ismailin. Kur nis të largohet prej tyre, gruaja e tij Haxherja i thotë: “Për ku je nisur, o zotëria im? A do të më braktisësh këtu? Këtu nuk ka ujë e as ushqim. A të ka urdhëruar Allahu me një gjë të tillë?” Ai thotë: “Po.” Ajo i thotë: “Atëherë Allahu nuk do të na lë të humbasim.”

Pusi Zemzem

Ismailin e kap etja dhe nëna e tij dëshiron t’i japë ujë, mirëpo ku është uji? Në Meke nuk kishte pus uji, as lumë. Haxherja kërkon vazhdimisht ujë dhe vrapon prej kodrës Safa drejt kodrës Merwa dhe anasjelltas. Dhe Allahu e ndihmon Haxheren dhe Ismailin. Atyre u krijoi ujë. Uji del (buron) nga toka dhe ata të dy pinë ujë dhe mbetet ende. Kështu u formua pusi i quajtur Zemzem. Allahu e bekoi këtë pus. Ky është pusi i ujit prej të cilit pinë ujë njerëzit gjatë haxhit dhe e dërgojnë pastaj në vendet e tyre. Po ti a ke pirë ujë zemzem?

Ëndrra e Ibrahimit alejhi selam

Ibrahimi kthehet në Meke pas një kohe, takohet me Haxheren dhe Ismailin. Ibrahimi gëzohet me djalin e tij. Ismaili ishte një fëmijë i vogël, vraponte dhe lozte dhe dilte bashkë me babanë e tij (e merrte me vete). Ibrahimi e donte shumë atë.

Një natë Ibrahimi sheh në ëndërr (në gjumë) se e therte në fyt Islamilin. Ibrahimi ishte Profet i drejtë dhe i sinqertë. Ëndrrat e tij ishin të vërteta (ëndrrat e Profetëve ishin shpallje prej Allahut). Ai ishte mik i ngushtë i Allahut.

Kështu Ibrahimi deshi të veprojë atë me të cilën Allahu e urdhëroi në ëndërr dhe i thotë Ismailit:

O djali im, kam parë ëndërr se duhet të të flijoj. Çfarë mendon ti?” – I biri i tha: “O babai im, vepro ashtu siç je urdhëruar! Dashtë Allahu, unë do të jem i durueshëm!” Surja Saffat.

Ibrahimi e merr Ismailin dhe dhe një thikë. Kur arrin në vendin e quajtur Mine, dëshiron ta therë atë. Ismaili shtrihet në tokë ndërsa Ibrahimi ia vendos thikën në fyt, mirëpo Allahu dëshiroi të shohë se a do ta bëjë miku i Tij i ngushtë atë me të cilën e kishte urdhëruar apo jo dhe dëshiroi të shohë (testojë) se a do më shumë Allahun apo djalin e tij. Ibrahimi tregoi sukses në këtë testim. Atëherë Allahu dërgon Xhibrilin me një dash të madh nga Xheneti dhe i thotë: “Therë këtë dhe mos e ther Ismailin.”

Kështu Allahu e deshi këtë veprim të Ibrahimit dhe urdhëroi muslimanët që të therin kurban në festën e Kurban Bajramit.

Qabja

Pas kësaj ngjarje, Ibrahimi largohet. Pastaj kthehet prapë dhe dëshiron të ndërtojë një shtëpi për hir të Allahut. Shtëpitë ishin të shumta, mirëpo nuk kishte shtëpi në të cilën do ta adhuronin Allahun. Edhe Ismaili deshi kështu së bashku me babanë e tij. Ata bartën gurë prej maleve. Ata ndërtonin Qaben me duart e tyre. Ata e përmendnin Allahun dhe luteshin:

“O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon dhe di gjithçka.” Surja Bekare.

Allahu ua pranoi këtë vepër nga ta dhe e bekoi Qaben.

Ne kthehemi në drejtim të Qabes për çdo namaz (kur falemi). Muslimanët udhëtojnë në drejtim të Qabes gjatë ditëve të haxhit, bëjnë tavaf rreth saj dhe falen tek ajo.

Bejtul Makdis

Ibrahimi kishte dhe një grua tjetër, e quajtur Sara, me të cilën kishte një fëmijë, emri i tij ishte Is’hak. Ibrahimi vendoset në Sham për të banuar, bashkë me ta.

Is’haku ndërtoi një shtëpi për hir të Allahut në Sham, ashtu siç ndërtuan babai i tij dhe vëllai i tij një shtëpi për Allahun në Meke. Kjo xhami e ndërtuar në Sham quhet Bejtul Mekdis (Xhamia Aksa), rrethinën e së cilës e bekoi Allahu dhe bekoi fëmijët e tij Jakubit ashtu siç i bekoi fëmijët e Ismailit (pasardhësit). Në mesin e tyre kishte Profetë të shumtë dhe mbret të shumtë.

Is’haku kishte një djalë me emrin Jakub. Ai ishte Profet. Jakubi kishte dymbëdhjetë fëmijë. Prej tyre ishte Jusufi, i biri i Jakubit. Për Jusufin është një tregim i mrekullueshëm në Kuran.

Ligjëroi: Hoxhë Petrit Perçuku | Transkriptim.

Madhësia e tekstit