A ka mendim të dijetarëve se prezenca e dëshmitarëve në aktin e nikahut nuk është detyrë?

https40.media.tumblr.com64e8cd1eab54e5b2359257a6c8f9cccctumblr_no39y37IkX1tapr0qo1_500

A ka mendim të dijetarëve se prezenca e dëshmitarëve në aktin e nikahut nuk është detyrë?

Ky është mendim i Shafive, edhe pse është mendim i pasaktë. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Nuk ka nikah veçse me kujdestarin e femrës dhe me dy dëshmitarë të drejtë.” Nikahu nuk pranohet pa ta.

Mirëpo, këta dijetarë që kanë këtë mendim, duke mos e bërë kusht prezencen e dëshmitarëve, e bëjnë kusht shpalljen e martesës (dasmën/gostinë/uelimen). Andaj nuk mund të thotë ndokush “Po e veproj këtë mendim dhe s’po marr dëshmitarë, po e marrë gruan dhe po e dërgoj në shtëpi”. Jo. Nëse personi e zbaton këtë mendim (se nuk është kusht prezenca e dy dëshmitarëve), atëherë duhet ta shpallë martesën, ngase qëllimi i marrjes së dëshmitarëve, që është mendimi i shumicës së dijetarëve, është që personi të mos veprojë fshehtas ngase çështja e martesës duke iu bërë e lejuar bërja e marrëdhënieve intime me një femër është gjë shumë e madhe në Islam, andaj ajo nuk bëhet fshehtas, por duhet ta dinë të tjerët, prandaj dhe janë caktuar dëshmitarët. Këta dijetarë thonë se nëse nuk janë dëshmitarët atëherë personi bën uelime (dasmë), që të tjerët ta marrin vesh se është martuar, e jo të veprojë fshehtas, ose të thotë: “Prej këtyre dijetarëve po e marr këtë mendim,  prej atyre atë mendim, prej Hanefive po e marr mendimin se nuk ka nevojë për kujdestar, prej Shafive mendimin se nuk ka nevojë për dëshmitarë, prej dikujt tjetër se uelime është sunet”, dhe veç e merr vajzën e dërgon në shtëpi. Dhe kështu njeriu bëhet zindik.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku. Derset live.

 

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva