A lejohet blerja e rrobave pa lindur ende fëmija?

A lejohet blerja e rrobave pa lindur ende fëmija?

Blerja e rrobave për fëmijën i cili ende nuk ka lindur, nuk do të thotë se me këtë njeriu po përcakton një gjë të fshehur, ngase fëmija veçse është rrugës për këtë dhe njeriu shpreson që do të lindë. Kjo është e njëjtë sikur përzgjedhja e një emri për të. Nuk është e ndaluar të thotë: “Nëse më lind djalë e ka këtë emër, e nëse më lind vajzë e ka këtë emër”. Kjo nuk është përcaktim ndaj të fshehtës, sepse ai po e pret atë, është një gjë e dukshme dhe e prekshme. Nëse lind, ia përdor ato rroba e nëse vdes, atëherë mbesin për herën tjetër. Por, mund edhe të jepen sadaka apo dhuratë. Ndodh që dikush thotë: “Nuk po ia blej rrobat pa lindur”, e kur të lindë fëmija nuk ka rroba ta veshë dhe batanije ta mbulojë në spital. Gjë e keqe dhe gajb (e fshehur për njeriun) është kur njeriu thotë: “Po i blej rrobat. Ndoshta Allahu më fal fëmijë” pa qenë gruaja shtatzënë.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit