A lejohet t’i dergojme foto atij qe na ka propozuar per martese (kuptohet me mbulese)?

Pergjigja: As pa mbulese, e as me mbulese – nuk lejohet t’ia dergosh foton askujt, as kandidatit per martese, e as burrit nese dikush eshte e martuar, e as nenes e as babait. Fotografite jane te ndaluara ne Islam, dhe jane prej gjynaheve te medha.

Ndersa, rreth atij qe deshiron t’ju martoje, nese ai ka degjuar per ju, dhe ka mendim te mire per islamin dhe karakterin tuaj, atehere ky person duhet te bisedoje me babain tuaj apo me vellane tuaj dhe pastaj nese mahremi yt (babai apo vellau) pajtohen qe ju te shiheni, atehere ju shiheni live me ate vellain, mirepo ne prezence te mahremit.

Mirepo, ua terheqim verejtjen per nje gje. Nuk duhet qe fillimisht te dilni me ate vellaun qe ju ka propozuar per martese, pa pyetur per njeri tjetrin, dhe pa u afruar puna. Te dilni te shiheni eshte e fundit para marteses. Pra, njehere si ju, po ashtu edhe ai, pyesni per gjerat qe ju interesojne, gjithashtu pyesni per islamin e tij, e ne fund kur mendoni se kjo martese ka shance te ndodhe, atehere dilni per tu pare.

E perseris, se pari pyesni per fene e tij, dhe nese ka dicka qe nuk ju pelqen prej fese se tij, atehere keni te drejte ta refuzoni. E nese ju pelqen feja e tij dhe mendoni sinqerisht se ka mundesi te ndodhe kjo martese, atehere dilni ne fund per tu pare me shpresen qe do te behet martesa.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva