Çfarë duhet të veprojë burri nëse gruaja nuk i bindet dhe ka sjellje të keqe ndaj tij?

?Përgjigjja: Nëse gruaja nuk i bindet burrit në atë që ai e urdhëron, nuk duhet që ai menjëherë të sillet me të me ashpërsi dhe arrogancë.

?Nëse ajo flet fjalë jo të mira ndaj tij, nuk i bindet urdhrit të tij, nuk e respekton, vepron vepra që ai nuk i pëlqen, ka sjellje të këqija ndaj tij, e mallkon, e ofendon, e lëndon etj., atëherë gjëja e parë që bën është ta këshillojë atë, t’ia përkujtojë Allahun, dënimin e Tij, duke i thënë: “Të kesh frikë Allahun, sjellja jote nuk është sjellje islame” etj.

?Nëse kjo nuk i bën dobi, atëherë ai largohet prej shtatit të saj (e bojkoton në shtrat). Kjo nuk do të thotë që ai të dalë nga shtëpia e të flejë diku tjetër duke u shfaqur te njerëzit me fjalët: “Nuk i kam raportet mirë me grua, andaj e kam bojkotuar.”

?Ky veprim duhet të jetë çështje e brendshme, mes teje e gruas tënde, e jo ta marrin vesh të tjerët, ajo realizohet brenda në shtëpi (ti një shtrat e ajo një shtrat).

?Nëse nuk përmirësohet, atëherë ai mund ta rrahë, por kjo rrahje nuk duhet të lë shenja në trup (e assesi në fytyrë), as të jetë e ashpër duke ia thyer ndonjë kocë apo t’i dalë gjak, e as të jetë rrahje me të cilën ai e shfaq mllefin dhe i bën padrejtësi asaj. Mirëpo, duhet të jetë goditje për ta edukuar atë. Rrahja është faza e fundit.

?Nëse gruaja përmirësohet dhe kthehet te sjellja e mirë ndaj burrit dhe te zbatimi i urdhrave të tij, nuk duhet që burri të sillet ashpër pastaj ndaj saj, por duhet të sillet me butësi dhe mirësi.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit