Cila është rëndësia e edukimit të fëmijëve?

Cila është rëndësia e edukimit të fëmijëve?

Vetë kujdesi ndaj fëmijëve është adhurim. Gruaja nuk duhet të llogarisë kujdesin dhe edukimin ndaj tyre si një gjë që nuk ka të bëjë me fenë dhe adhurimet e saj. Përkundrazi, prej adhurimeve më të mëdha që bën është edukimi i fëmijëve në Islam. Krejt burrat e mëdhenj të Islamit kanë pasur nëna të devotshme e të mira të cilat i kanë edukuar ata në Islam. Në Islam, pas çdo burri të suksesshëm është një nënë e suksesshme, e devotshme, e mirë, e cila e ka edukuar atë. Kështu që ky është adhurimi më i madh që gruaja mund ta bëjë, duke e nxjerr një burrë që do t’i ndihmojë fesë së Allahut. Andaj, ajo kurrë nuk duhet ta humbasë shpresën e të dëshpërohet se pse po has në pengesa e vështirësi gjatë edukimit dhe rritjes së fëmijëve. Ky është një adhurim dhe duhet bërë durim gjatë tij, sikur për adhurimet e tjera. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka treguar se ai prind i cili i rrit tri vajza në Islam, e ka xhenetin. Shpërblim i madh! Ia ka garantuar Allahu xhenetin të tillit përmes fjalëve të të Dërguarit salAllahu alejhi ue selem. E kanë pyetur “Edhe dy?” Ka thënë: “Edhe dy.” Thonë sahabët se ta kishin pyetur “Edhe një?”, do thoshte “Edhe një”. Nëse veç një vajzë (që e ke) e rrit siç duhet në Islam, do të arrish xhenetin. Kjo (edukimi i fëmijëve) është një derë përmes të cilës duhet ta kërkosh xhenetin e Allahut.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit