Kush dëshiron të ther kurban nuk i lejohet të marr prej qimeve apo thonjve të tij

Komisioni i përhershëm për studime shkencore dhe fetua

Pyetje: Hadithi: “Kush dëshiron të ther kurban apo ai për të cilin theret kurban, atëherë prej fillimit të muajit Dhul Hixhe mos të marr prej qimeve dhe lëkurës të tij asgjë deri sa të theret kurbani”; a i përfshin ky ndalim të gjithë anëtarët e familjes, të mëdhenj dhe të vegjël, apo vetëm të mëdhenjtë?

Përgjigje: Nuk e dimë që teksti i hadithit është ashtu siç pyetësi e përmendi. Tekstin të cilin e dimë se është vërtetuar nga Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) është hadithi që cilin e transmetojnë el xhema’a (të gjithë) përveç Buhariut, nga Umu Seleme, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, se Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kur ta shihni hënën e re të Dhul Hixhes dhe dikush nga ju dëshiron të ther kurban, atëherë, le të ndalet nga prerja/shkurtimi i qimeve dhe thonjve të tij.” Teksti i takon Ebu Davudit, dhe ai është edhe te Muslimi dhe Nesaiut, mirëpo, aty qëndron: “Kushdo që ka një kurban të cilin dëshiron ta ther (në ditën e Bajramit), atëherë, në momentin që hyn hëna e re e Dhul Hixhes, mos të marr nga qimet dhe thonjtë e tij deri sa ta ther atë.” Ky hadith tregon se është e ndaluar të merret diç nga qimet dhe thonjtë pas hyrjes së dhjetë ditëve të para të Dhul Hixhes për atë që dëshiron të ther kurban.

Në transmetimin e parë të hadithit përmendet urdhri dhe lënia, dhe parimi në raste të këtilla është se kjo tregon obligueshmëri. Dhe, nuk dimë që ka ndonjë argument që e largon këtë hadith nga ky parim. Ndërsa, në transmetimin e dytë përmendet ndalimi nga marrja e tyre, dhe parimi në këtë rast është se kjo tregon haram/ndalimin e marrjes. Dhe, nuk dimë që ka ndonjë argument që e largon nga ky parim. Me këtë sqarohet se ky hadith është i veçantë vetëm për atë që dëshiron të ther kurban. Ndërsa, për atë që theret kurbani, pavarësisht a është i madh apo i vogël, nuk ka kurrfarë ndalimi që të marr nga qimet, lëkura, apo thonjtë e tij. Kjo argumentohet duke u bazuar në parimin se në esencë çdo gjë është e lejuar, (përderisa nuk ka argument që e ndalon), dhe ne nuk dimë që ka ndonjë argument që e tregon të kundërtën e kësaj esence.

Fetuaja nr. 1407, vëllimi: 11, faqe: 427.

Kryetar: AbdulAziz bin Abdullah bin Baz.

Zëvendëskryetar: AbduRrezak Afifi.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit