Prej formave të tejkalimit dhe teprimit në lidhje me njerëzit e mirë, është shndërrimi i varreve të tyre në vendfalje.
Sa i përket vizitës së varrezave, ajo ndahet në tri lloje:
- Vizita në përputhje me mësimet e Kuranit dhe sunetit – e cila bëhet për tri arsye: për t’u lutur tek Allahu për të vdekurit muslimanë, për të përkujtuar vdekjen e ahiretin dhe për të praktikuar me këtë sunetin e Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem i cili kohë pas kohë i ka vizituar varrezat.
- Vizita që është bidat (e jo shirk i madh) – kur kryen ndonjë rit fetar aty, si: namaz, kurban, lëmoshë etj. Edhe nëse nijeti është për Allahun, porse këtë e bën me mendimin se ka bereqet më të madh kështu apo se nëse adhurimet kryhen pranë atyre varreve atëherë ato adhurime kanë vlerë më të madhe tek Allahu. Kjo është bidat dhe shirk i vogël, si dhe mjet për të kaluar te shirku i madh.
- Vizita që është shirk i madh (dedikimi i ndonjë lloji të adhurimeve atyre të vdekurve në varre) – kur i viziton varrezat dhe kërkon prej tyre atë që nuk i kërkohet askujt tjetër përveç se Allahut të Madhërishëm, si: furnizim, shërim, fat, fëmijë, e ndoshta dhe falje të mëkateve. Kjo është shirk i madh.
Dr. Gazmend Mehmeti – Kitabu teuhid.