Përgëzime për ata që mësojnë dijen fetare

Ata që mësojnë dijen fetare dhe e përmirësojnë zemrën përmes saj, atyre Allahu u jep lajme të mira (përgëzime) në Kuran dhe Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem në sunetin e tij. Prej këtyre lajmeve të mira janë:

༻༻ Ngritja në këtë jetë dhe tjetrën. Allahu thotë: “…Allahu do t’i ngrejë në shkallë të lartë ata midis jush që besojnë dhe që u është dhënë dija” Muxhadile 11. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Vërtet, Allahu përmes këtij Libri (Kuranit, dijes) i ngritë disa njerëz dhe i ulë disa të tjerë.” Muslimi.

༻༻ Lumturia në këtë botë dhe tjetrën. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Allahu ia ndriçoftë fytyrën atij i cili dëgjon një fjalë (hadithin) prej nesh, pastaj e përcjell siç e ka dëgjuar (e mëson dhe e përcjellë)…!” Tirmidhiu dhe të tjerë. Dhe: “Vërtet, Allahu, engjëjt e Tij, banorët e qiejve dhe të tokave, madje edhe milingona në folenë e tij dhe peshku në det, luten për atë që ua mëson njerëzve dijen.” Timirdhiu.

༻༻ Fitimi i xhenetit. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Ai i cili ndjek një rrugë që të fitojë një dije, Allahu ia mundëson të ndjekë një rrugë prej rrugëve të xhenetit.” Tirmidhiu.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Transkriptim.

Madhësia e tekstit