Besimi në Cilësitë e Allahut

Besimi në Cilësitë e Allahut

Tahrifi – Shtrembërimi ne emrat dhe Cilësitë e Allahut

○ Cilësitë e Allahut duhet t’i besojmë pa shtrembërim, pa refuzim, pa formëdhënie dhe pa përngjasim/shëmbëllim me ato të krijesave. Ky është besimi i ehli sunetit.

○ Tahrifi (qe e kane bere disa grupacione) eshte dy lloje:

  1. Ne fjale: kjo duke i dhene forme tjeter (ajetit apo hadithit), ose duke ia shtuar apo mangësuar nje fjale, ose duke ia shtuar apo mangësuar një shkronjë apo një hareke (vokal).
  2. Ne kuptim: kjo duke ia dhene nje kuptim tjeter nga kuptimi real. Kjo ka ndodhur më shumë se tahrifi në fjalë.

 

Te’atili – Refuzimi/mospranimi i Cilësive të Allahut

○ Cilësitë e Allahut duhet t’i besojmë pa shtrembërim, pa refuzim, pa formëdhënie dhe pa përngjasim/shembëllim me ato të krijesave. Ky është besimi i ehli sunetit.

○ Nënkupton: zbrazje, braktisje.

○ Xhehmitë janë ata që i kanë bërë te’atil emrat dhe Cilësitë e Allahut apo tekstet ku përmendën ato, po ashtu mutezilitë, esharitë, maturiditë.

○ Teatili ka tri lloje:

  1. Refuzimi se krijesat kane Krijues.
  2. Refuzimi se Allahu është i Përsosur (duke mohuar emrat dhe cileaite e Tij- Ky refuzim eshte i pergjithshem ose i pjesëshëm).
  3. Refuzimi i se drejtes se Allahut ndaj nesh (adhurimi ndaj Tij i Vetëm), duke e braktisur adhurimin ndaj Tij apo duke i bere ortak ne adhurim.

 

Tekjifi – formëdhënia në Cilësitë e Allahut

○ Cilësitë e Allahut duhet t’i besojmë pa shtrembërim, pa refuzim, pa formëdhënie dhe pa përngjasim/shembëllim me ato të krijesave. Ky është besimi i ehli sunetit.

○ Domethënë: Kur përmend formën e një gjëje, tregon si është forma e pamja e saj.

Askush nuk mund të arrijë të dijë se si janë Cilësitë e Allahut e as Qenia e Tij. Dija për këtë i takon vetëm Atij. Dobi: Nuk është qëllimi të mohojmë formën e Cilësive të Allahut, ne besojmë se ato kanë formë, mirëpo ne nuk e dimë se si janë ato, nuk duhet të mundohemi të perceptojmë apo imagjinojmë me mendjen tonë se si janë (ngritja mbi Arsh, zbritja e Allahut në qiellin e dunjasë).

 

Temthili – Shembëllimi në Cilësitë e Allahut

○ Cilësitë e Allahut duhet t’i besojmë pa shtrembërim, pa refuzim, pa formëdhënie dhe pa përngjasim/shëmbëllim me ato të krijesave. Ky është besimi i ehli sunetit.

○ Allahu nuk i shëmbëllen krijesave as në Qenien e Tij, as në Emrat e Cilësitë e Tij e as në Veprat e Tij.

○ Domethënë: Të thuash se një gjë është e ngjashme me një tjetër, sikurse ajo.

○ Temthili ndahet në dy lloje: 1. Kur e përngjason/shëmbëllen krijesën me Krijuesin (siç kanë vepruar të krishterët me Isën duke thënë se është sikur Allahu, apo hebrenjtë me Uzejrin, apo idhujtarët me idhujt e tyre- ky është shirk në uluhije, shik i madh). 2. Kur e shëmbëllen Krijuesin me krijesën (kur thua se shikimi i Allahut është sikurse shikimi jonë, apo dora e Allahut është sikurse dora jonë etj.- Kjo është kufër.).

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Akide uasitije.
Transkriptim.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit