Ai është i Pari dhe i Fundit, i Larti dhe i Afërti.

Ajeti 3 i sures Hadid

هُوَ ٱلۡأَوَّلُ وَٱلۡـَٔاخِرُ وَٱلظَّـٰهِرُ وَٱلۡبَاطِنُۖ وَهُوَ بِكُلِّ شَیۡءٍ عَلِیمٌ

“Ai është i Pari dhe i Fundit, i Larti dhe i Afërti. Ai është i Dijshëm për çdo gjë!”

-Këta katër emra i takojnë vetëm Allahut gjithashtu dhe kuptimet e tyre. Nuk lejohet që dikush të emërtohet me këta emra përveç Allahut.

“Ai është i Pari” –Askush nuk është para Allahut. Ai është i Pari në mënyrë të pakufizuar, Ai është i Pari pa fillim, Ai i ka paraprirë çdo gjëje pa fillim. Sado që dikush të jetë i pari, Allahu është para tij.

i Fundit” – Allahu ka përfshirë të gjitha krijesat e tij, në kohë, nuk ka cak fundi i Allahut, Ai është i Përhershëm. Ai do të ekzistojë pas çdo gjëje.

i Larti” – Allahu është i Larti. Allahu është ngritur dhe është Lartësuar mbi çdo gjë. Asgjë nuk është mbi Atë, Ai është mbi çdo gjë me Qenien e Tij.

i Afërti” – Allahu ka përfshirë çdo gjë. Ai edhe pse është më i Larti, është më afër çdo gjëje. Ai është më afër teje se vetja jote, me meijen e Tij (jo me Qenien e Tij). Këtu është fjala për afërsinë e përgjithshme, Ai është afër të gjitha krijesave.

Cilësitë që përfitohen nga ky ajet: Allahu është Pa fillim, është Pambarim, është më i Larti, është i Afërti dhe Allahu me dijen e tij ka përfshirë çdo gjë. Kur mblidhen këta emra, na japin një dobi tjetër: Allahu ka përfshirë çdo gjë në kohë dhe vend.

Fundi i ajetit “Ai është i Dijshëm për çdo gjë!” plotëson atë që u përmend më përpara. Dhe Dija e Allahut nuk ka kufizim, është prej cilësive të Qenies së Tij.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku.
Akide uasitije – Transkriptim.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit