Enes bin Maliku radijAllahu anhu
Enesi ka qenë sahabi, shok dhe shërbëtor i Pejgamberit salallahu alejhi ue selem. Ai ka hyr në Islam qysh kur ka qenë i vogël.
Ai ka qenë prezent në betejën e Bedrit si shërbëtor i Pejgamberit salallahu alejhi ue selem, në betejën e Hudejbijes, në haxhin e tij, në çlirimin e Mekës, në betejën e Hunejnit, të Taifit dhe të Hajberit. Ai e ka shoqëruar Pejgamberin salallahu alejhi ue selem në mënyrën më të mirë, pa iu ndarë kurrë derisa ka vdekur, e pastaj është zhvendosur për në Damask e pastaj në Basra.
Ai ka transmetuar 2286 hadithe.
Pejgamberi salallahu alejhi ue selem për shkak të shërbimit të madh që ia ka bërë Enesi, është lutur për të: “O Allah, shtoja pasurinë dhe fëmijët dhe begatoje në çdo gjë që i ke dhënë!” Vetë Enesi në fund të jetës së tij ka thënë: “Unë sot kam pasuri të madhe dhe kam pasardhës të shumtë, fëmijët e nipërit numërohen mbi 100.”
Prej veçorive të Enesit është se ka qenë prej muslimanëve i cili më së miri e ka falur namazin, qoftë si vendas apo udhëtar. Transmeton Ebu hurejra: “Nuk kam parë njeri namazi i të cilit t’i përngjajë namazit të Pejgamberit salallahu alejhi ue selem më shumë sesa namazi i Enes bin Malikut.”
Enesi ka treguar për veten e tij: “Për çdo natë e shoh ëndërr të dashurin tim (Pejgamberin salAllahu alejhi ue selem)” dhe ka qarë.
Ai ka jetuar më shumë se 100 vjet dhe ka vdekur në vitin 93 Hixhri.
Hoxhë Lulzim Perçuku.
🖊Transkriptim.