A kemi të drejtë ta heqim shaminë (hixhabin) para një djaloshi 12/13 vjeqar?

? Përgjigjje: Sa i përket fëmijve të cilët nuk e kanë arritur moshën madhore,atëherë duhet të shtjellohet çështja e tyre. Nëse janë prej atyre që kanë filluar t’i kuptojnë gjërat rreth femrave, atëherë nuk i lejohet gruas ta heq hixhabin në prezencën e tyre. E, nëse nuk kanë arritur në këtë nivel, atëherë lejohet.

? Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaju besimtareve që të ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara), ta ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme) dhe të mos i shfaqin stolitë e tyre (pjesët e trupit), përveç atyre që janë të dukshme. Le t’i mbulojnë kraharoret me mbulesat e tyre (të kokës) dhe të mos ua shfaqin stolitë e tyre, përveçse bashkëshortëve të tyre ose baballarëve të tyre, ose vjehërrve të tyre, ose bijve të tyre, ose djemve të bashkëshortëve të tyre, ose vëllezërve apo djemve të vëllezërve të tyre, ose djemve të motrave a grave të tyre, ose atyre që i kanë nën zotërim (si skllave), ose shërbëtorëve që nuk kanë epsh ndaj femrave apo fëmijëve që nuk i dinë ngacmimet e femrave.” (En-Nur,31).

? Ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë, kur e komenton këtë ajet,thotë: “Domethënë, që për shkak të moshës së vogël nuk i kuptojnë gjendjet dhe gjërat e turpshme rreth grave, siç janë fjalët e tyre me zë melodik, dredhimi i trupit gjatë ecjes apo lëvizjeve të ndryshme,etj. Nëse fëmija i vogël nuk i kupton këto gjëra, atëherë nuk ka të keqe që të futet në mesin e grave. Mirëpo, nëse është adoleshent apo i është afruar adoloshencës, si dhe i njeh dhe i percepton këto gjëra, e dallon gruan e bukur prej asaj që nuk është e bukur, atëherë nuk lejohet që të futet në mesin e grave.”

? Ndërsa, Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Kur fëmija fillon t’i kuptojë ngacmimet e femrave dhe fillon t’i shikojë ato dhe të flas rreth tyre shpesh, atëherë gruas nuk i lejohet të heq shaminë para tij. Kjo (moshë) dallon te fëmijët për sa i përket ndjenjave, por edhe sa i përket shoqërimit me tjerët; sepse, ka mundësi që kur fëmija ulet shpesh me njerëz që flasin rreth grave, atëherë të fillojë të ketë ndjenja për to. Sikur të mos ishte kjo shoqëri, atëherë ai do të ishte i pavëmendshëm rreth tyre. E rëndësishme është se Allahu e kufizoi këtë çështje me fjalët e Tij: “apo fëmijëve që nuk i dinë ngacmimet e femrave”, domethënë ky është fëmija që gruas i lejohet ta heq shaminë para tij; pra, vetëm atëherë kur ai nuk i di ngacmimet e femrave dhe nuk i kushton rëndësi çështjes së tyre.”

? (Mexhmuatu es’ileh tuhimmu el usrah el muslimeh, fq. 148).

? Pastaj, zakonisht fëmijët në kohën tonë kur te arrijnë këtë moshë(12-13 vjeç, madje edhe më të rinj) fillojnë ta dallojnë gruan e bukur prej as që nuk është e bukur. Madje, ata e dinë edhe kuptimin e dashurisë dhe lidhjeve. Saqë disa prej tyre edhe e thonë qartë këtë,apo disa tjerë bëjnë përpjekje të kenë lidhje të ndaluara (haram) me shoqet e klasës apo fqinjet e tyre. Krejt kjo është si pasojë e asaj që e shohin në televizion prej kanaleve të ndryshme, filmave vizatimor, etj. Prandaj, para këtyre fëmijve duhet të mbuloheni dhe të mos e heqni shaminë.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit