A varet rrizku nga vendi i punës?

Ka njerëz që punojnë shumë, mirëpo nuk kanë rrizk. Ka që punojnë pak, por kanë rrizk. Ka që nuk punojnë fare, por u vije rrizku.
Rrizku është furnizim prej Allahut, mirëpo njeriu duhet t’i ndërmarrë shkaqet. Mirëpo, nëse i merr shkaqet, nuk do të thotë që gjithsesi do ta arrijë atë. Shkaqet janë thjesht shkaqe. Nëse do Allahu, shkaqet e japin efektin e tyre e nëse do Ai, nuk e japin.
Kemi parë fëmijët në Afrikë të cilët punojnë plantacionet e kakaos, se sa shumë mundohen dhe paguhen rreth 1 dollar në ditë. Nuk do të thotë që nëse njeriu punon, gjithsesi do të ketë rrizk. Ndodh që dikush ta gjejë një thesar duke groposur pak. Pra, ky gërmon krejt pak dhe i vije ajo pasuri. Dikush ka një të afërm të pasur, pasi vdes i lë atij miliona nga trashëgimia (nga e cila ka të drejtë).
Rizku i vije njeriut gjithsesi, mirëpo nëse e kërkon atë përmes haramit, atëherë do të ketë pasojat e fitimit në këtë mënyrë. Ky rrizk që njeriu e ka fituar përmes haramit, do t’i kishte ardhur gjithsesi edhe ndryshe.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit