Besimi i vërtetë sjellë fryte madhështore

Besimi i vërtetë sjellë fryte madhështore në të dy botët:

-Siguria, “Sa për ata që besojnë dhe nuk e molepsin besimin e tyre me padrejtësi (idhujtari), pikërisht atyre u takon siguria dhe ata janë të udhëzuar.” Enam 82.

-Jeta e lumtur dhe prehja shpirtërore, “Cilindo mashkull apo femër që kryen vepra të mira, duke qenë besimtar, Ne do ta bëjmë që të kalojë jetë të bukur dhe do ta shpërblejmë sipas veprave më të mira, që ka bërë.” Nahl 97.

-Shejtani nuk arrin të mposhtë besimtarin, “…në të vërtetë, djalli nuk ka kurrfarë pushteti mbi ata që besojnë dhe mbështeten tek Zoti i tyre. Pushteti i djallit është vetëm mbi ata, që i binden atij dhe adhurojnë zota të tjerë veç Allahut.” Nahl 99-100.

-Allahu e mbron besimtarin, “Allahu, në të vërtetë, i mbron besimtarët” Haxh 38. Hadith kudsij: “Kush armiqëson një mik Timin, Unë i kam shpallur luftë Atij.”

-Besimtari do të ketë shpërblim të madh, “Allahu do t’u japë shpërblim të madh besimtarëve.” Nisa 146.

-Bashkimi i vërtetë arrihet vetëm nën hijen e besimit, “Në të vërtetë, besimtarët janë vëllezër…” Huxhurat 10. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Besimtari për besimtarin është sikurse një ndërtesë pjesët e së cilës e mbajnë njëra-tjetrën (dhe ka ndërlidhur gishtat me njëri-tjetrin).” Buhariu dhe Muslimi.

-Allahu do ta forcojë besimtarin në të dy botët, “Allahu i forcon besimtarët me fjalë të qëndrueshme në këtë botë dhe në botën tjetër, kurse keqbërësit i shpie në humbje”. Ibrahim 27. Për qëllim me fjalën e qëndrueshme është fjala La ilahe ilAllah.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Transkriptim.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit