Cila është rruga më e mirë për davet ndaj të afërmve?

Cila është rruga më e mirë për davet ndaj të afërmve?

Rruga më e mirë është butësia, sidomos sot që është shtuar shumë injoranca. Sillu me ta butë, me fjalë të mira dhe me sjellje të mira, duke parë tek ti ndikimin e Islamit. Nëse je i tillë, të tjerët do të të lakmojnë. Nëse shohin tek ti besnikëri, ndershmëri dhe mbajtje të amanetit, atëherë nuk ke nevojë t’u thuash shumë fjalë atyre ngase e dinë se ajo që e thua është e vërteta. E nëse shohin tek ti të kundërtën, dhe u flet atyre për Islamin, nuk do të ta pranojnë fjalën. Sot nuk është koha të tregohet ashpërsi, ngase njerëzit janë aq të padijshëm, saqë nëse ua shton edhe ashpërsinë atëherë do ikin prej fesë së Allahut.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit