Djali më ka lindur natën e kadrit, a ka kjo ndonjë domethënie?

Djali më ka lindur natën e kadrit, a ka kjo ndonjë domethënie?

?Përgjigjja: Jo, nuk ka kurrëfarë domethënie. Së pari, nuk dihet saktë se kur është nata e kadrit. Nata e kadrit është një nga 10 netët e fundit të ramazanit. Nuk dihet saktësisht se cila kështu që fillimisht nuk është e sigurtë se kur ka lindur djali.

✏️Pastaj, fakti që dikush ka lindur në këtë natë nuk e bën atë më të mirë se pjesa tjetër e krijesave, e as më të veçantë, e as nënën e tij nuk e bën më të veçantë. Kështu që nuk ka ndonjë domethënie në Islam kjo gjë.