Frika prej shirkut

1Frika prej shirkut2

Allahu i lartësuar thotë:

“Vërtet, Allahu nuk fal që të adhurohet dikush apo diçka tjetër veç Atij’’. (En-Nisa: 116)3

Ibrahimi (sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem) ka thënë:

“… Dhe më mbro mua dhe bijtë e mi nga adhurimi i idhujve!” (Ibrahim: 35)4

Në një hadith, Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem) thotë:

“Gjëja që më së shumti ia kam frikën ymetit tim është shirku i vogël”, – atëherë u pyet se ç’ështe ai – e ai u përgjigj: “Të bësh një punë me qëllim që të shohin njerëzit”. 5

Ibën Mes’udi (radijAll-llahu anhu) thotë: Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: “Kush vdes duke e lutur dikë tjetër përveç Allahut, hyn në Zjarr”. (Buhariu) 6

Muslimi transmeton nga Xhabiri (radijAll-llahu anhu) se Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem) kishte thënë: “Kush e takon Allahun pa i bërë Atij shirk 7, hyn në Xhennet, 8 ndërsa kush e takon duke i bërë shirk, hyn në Zjarr”. 9

Këtu shqyrtohen disa çështje:

1. frika nga shirku;

2. të bësh një punë me qëllim që të shohin të tjerët është shirk;

3. pra, është shirk i vogël;

4. dhe është gjëja që më së shumti druhem për njerëzit e mirë;

5. Xhenneti dhe Zjarri janë afër;

6. afërsia e të dyjave u përmend në një hadith;

7. kush e takon Allahut dhe nuk ka bërë shirk, hyn në Xhennet, kurse kush e takon dhe i ka bërë shirk, hyn në Xhehennem, edhe sikur të jetë prej adhuruesve më të mëdhenj.

8. çështja kryesore e temës: Ibrahimi (sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem) kërkon mbrojtje për vete dhe për djemtë e tij që të mos bien në adhurimin e idhujve!!!;

9. Ibrahimi ka marrë në konsiderim gjendjen e shumicës: “Zoti im! Ata vërtet i shmangin (nga rruga e drejtë) shumë njerëz”. (Ibrahim: 40);

10. kuptimi i shprehjes “La ilahe il-lAll-llah”;

11. vlera e atij që shpëton nga shirku.

1 Kjo temë është shkëputur nga libri ‘Kitabu teuhid’ me komentet e Salih Ali Shejhut. Ky libër është duke u përgatitur për botim.

2 Realizimi i teuhidit nga ana e pasuesve të tij, bëhet duke pasur frikë nga shirku. Ai që frikohet prej shirkut, mundohet që të jetë sa më larg tij, duke mësuar kuptimin dhe llojet e tij, në mënyrë që të mos bie në të.

3 Allahu thotë: “Vërtet, Allahu nuk fal që të adhurohet dikush apo diçka tjetër veç Atij”. (En-Nisa: 116) Disa dijetarë thonë se në këtë ajet është mohuar shirku i madh, shirku i vogël dhe ai i fshehtë. Allahu nuk e falë asnjë lloj të shirkut, përveç pas pendimit (teubes), sepse shirku është mëkat shumë i madh. Allahu është Ai që krijon, furnizon dhe jep, pra si ndodh që zemra të largohet nga Ai dhe t’i drejtohet dikujt tjetër!? Ky është mendimi i Shejhul Islam Ibën Tejmijes, Ibën Kajimit, Imam Muhammed ibën Abdulvehhabit dhe i shumicës së pasardhësve të tij. Në qoftë se dyfytyrësia, të betuarit në dikë tjetër veç Allahut, lidhja e një hajmalie, rrethi apo peri, të thuash se mirësitë vijnë nga dikush tjetër e jo nga Allahu, nuk falen, atëherë ato të japin një dozë të madhe frike. Po kështu edhe shirku i madh nëse përhapet nëpër zemrat e njerëzve, kërkohet që njeriu t’i njoh llojet dhe pjesët e tij në mënyrë që të mos bjerë në të.

4 Pas këtij ajeti, autori na sjell ajetin: “… Dhe më mbro mua dhe bijtë e mi nga adhurimi i idhujve!” (Ibrahim: 35) Kjo është gjendja e atyre që me të vërtetë e kanë përsosur teuhidit. Ata nuk ndjehen të siguruar, por i frikësohen shirkut dhe rrugëve që çojnë te ai. Sanem quhet çdo gjë që ka formë të caktuar dhe adhurohet, qoftë ajo formë e fytyrës së njeriut, apo formë e trupit të ndonjë kafshe…, apo është në formë të diellit apo hënës, etj. Ndërsa uthen quhet çdo gjë që adhurohet përveç Allahut, pavarësisht nëse ka formë apo jo.

5 Fjalët e Pejgamberit në hadith: “Gjëja që më së shumti frikësohem për ymetin tim është shirku i vogël”. – atëherë u pyet se ç’ështe ai – e ai u përgjigj: “Të bësh një punë me qëllim që të shohin njerëzit”. Pse Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem) frikësohej prej kësaj dhe pse ishte mëkati që më së shumti ia kishte frikën Pejgamberi? Për arsye se ky nuk falet dhe se njerëzit mund të mos e hetojnë. Rijaja (të bësh një vepër me qëllim që të shohin të tjerët) ndahet në dy lloje: rijaja e mynafikëve: që ka të bëjë me esencën e tërë fesë, duke shfaqur islamin para njerëzve, kurse në zemër mbajnë kufrin, siç thotë All-llahu: “Vetëm shtiren para njerëzve, e Allahun nuk e përmendin, por vetëm pak” (En- Nisa: 176); ndërsa lloji i dytë është rijaja e muslimanit, kur falet më bukur që ta lavdërojnë apo ta shohin të tjerët, që konsiderohet shirk i vogël.

6 Ibën Mes’udi (radijAll-llahu anhu) thotë: Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: “Kush vdes duke e lutur dikë tjetër përveç Allahut, hyn në Zjarr”. (Buhariu). Të lutësh dikë tjetër përveç Allahut është shirk i madh, sepse duaja (lutja) është ibadet (adhurim), bile ajo është ibadeti më i madh. Në një hadith të saktë thuhet: “Duaja është vetë ibadeti”. Pra, kush vdes duke ia drejtuar këtë ibadet dikujt tjetër veç Allahut, i ka sjellë vetes Zjarrin. Allahu i lartësuar i drejtohet Pejgamberit të tij duke i thënë: “Të është shpallur ty dhe atyre para teje se nëse bën shirk, do të të asgjësohen veprat tua dhe do të jesh nga të humburit”.

7 Muslimi transmeton nga Xhabiri (radijAll-llahu anhu) se Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) kishte thënë: Kush e takon Allahun pa i bërë Atij shok….: nuk bën asnjë lloj të shirkut dhe nuk i drejtohet askujt, qoftë engjëll, pejgamber, njeri i mirë (eulija) apo ndonjë xhinn.

8 hyn në Xhennet…: Allahu i premtoi se e fut në Xhennet me mëshirën dhe mirësinë e Tij.

9 ndërsa kush e takon Atë duke i bërë shirk, hyn në Zjarr”; Këtu përfshihet shirku i madh, i vogli dhe ai i fshehti.

Hyrja në zjarr këtu është përgjithmonë apo përkohësisht? Varësisht nga shirku. Nëse është shirk i madh dhe ka vdekur me të, hyn në Zjarr përgjithmonë dhe nuk del kurrë prej tij. Nëse është shirk i vogël apo i fshehtë, atëherë vepruesi i tij – me vetëdije – është i kërcënuar të hyjë në Zjarr dhe të mbetet një kohë, për të cilën di vetëm All-llahu, dhe pastaj nxirret nga aty për shkak se ka qenë prej pjesëtarëve të teuhidit.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva