Kur është koha që ndalohet të dalin fëmijët në oborr?

Kur është koha që ndalohet të dalin fëmijët në oborr?

?Përgjigjja: Kjo është gjatë perëndimit të diellit.

✏️Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë që të mbyllen dyert e dritaret me bismilah dhe fëmijët të futen brenda kur të fillon të perëndojë dielli, ngase në atë kohë shpërndahen shejtanët në tokë, e pastaj kur përfundon një pjesë e kohës mund të dalin.

✏️Qëllimi është pasi që perëndon dielli e të falet akshami, pastaj mund të dalin fëmijët të lozin dhe të hapen dritaret e dyert. Kur dritaret e dyert mbyllen me bismilah, shejtanët nuk mund t’i hapin per te hyre brenda ne shtepi. Tek ne kete gje e neglizhojne. Ato duhet të mbyllen edhe kur është koha e nxehtë.