Lutja (الدُّعَاء – ed dua)

Lutja (الدُّعَاء – ed dua)

Argumenti: ﴿وَقَالَ رَبُّكُمُ ادْعُونِي أَسْتَجِبْ لَكُمْ إِنَّ الَّذِينَ يَسْتَكْبِرُونَ عَنْ عِبَادَتِي سَيَدْخُلُونَ جَهَنَّمَ دَاخِرِينَ﴾

“Zoti juaj ka thënë: “Lutmuni Mua, se do t’ju përgjigjem! Me të vërtetë, ata që tregohen mendjemëdhenj e nuk duan të Më adhurojnë, do të hyjnë në Xhehenem të poshtëruar!” Gafir 60.

Allahu tha në ajetin e sures Xhin[1] që e solli autori: “فَلَا تَدْعُوا – mos e luteni”, e qëllimi është “mos e adhuroni”. Hadithi që solli autori ishte: “Lutja (duaja) është thelbi i adhurimit”, edhe pse ky hadith ka zinxhir të dobët, porse kuptimi i tij është i saktë, sepse ka ardhur një tjetër hadith i saktë që thotë:Lutja është vetë adhurimi”. Andaj, këtu qëllimi është: mos adhuroni askënd tjetër krahas apo bashkë me Allahun.

Fjala “dua” në Kuran e sunet është dy lloje: duaja e adhurimit dhe duaja e lutjes (kërkimit prej Allahut). Ky ajet “فَلَا تَدْعُواpërfshin të dy llojet. Pra, as nuk lejohet ta lusësh dikë tjetër së bashku apo krahas Allahut, e as nuk lejohet ta adhurosh dikë tjetër së bashku apo krahas Tij. Këtë Allahu e ka ndaluar.

Allahu thotë: “Lutmuni Mua, se do t’ju përgjigjem! Me të vërtetë, ata që tregohen mendjemëdhenj e nuk duan të Më adhurojnë…”, këtu duaja ka ardhur në kuptimin e adhurimit.

Duaja e lutjes e kërkon medoemos edhe duan e adhurimit, pra kur e lut Allahun me këtë domosdoshmërisht edhe e adhuron Atë. Ndërsa, duaja e adhurimit e përfshin duan e lutjes, pra kur falë namazin me këtë dhe po e lut Allahun ngase me namazin që e fal ti kërkon që Allahu të të ruajë prej asaj që ke frikë- zjarrit të xhehenemit, dhe të të japë atë që ti e shpreson- xhenetin. Në cilin do kuptim që vjen duaja në Kuran, e përfshin kuptimin tjetër apo e kërkon atë.

[1] “ وَأَنَّ الْمَسَاجِدَ لِلَّهِ فَلَا تَدْعُوا مَعَ اللَّهِ أَحَدًا” – “Vendet (gjymtyrët) e sexhdes janë vetëm për Allahun, prandaj mos e luteni (mos e adhuroni) askënd tjetër krahas apo bashkë me Allahun!” Xhin 18.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Tri parimet.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit