Pyetje: Ekzistojnë shumë lloje kremërash për lyerjen e flokëve, andaj a lejohet të lyhen flokët me krem apo gjëra të ngjashme ngjitëse, të cilat pengojnë depërtimin e ujit në flok, si është dispozita e
abdesit në këtë rast? Na jepni sqarim, Allahu ju shpërbleftë.
Përgjigje: Nëse ai krem është i dendur dhe pengon depërtimin e ujit në lëkurë, atëherë ai duhet të largohet në rast se merret abdes. Por, nëse kremi nuk është i dendur, atëherë ai nuk ndikon në abdes.
Suksesi është nga Allahu, kurse salavatet dhe selamet qofshin për të pejgamberin tonë
Muhammedin.
Komisioni i Përhershëm për Studime dhe Fetva, në përbërje të anëtarëve:
Abdulaziz ibën Baz, Abdulaziz Alu Shejh, Abdullah Gudejan, Salih el Feuzan, Bekër Ebu Zejd.
Përktheu: J.B.