Nëse e blej një parfum të shtrenjtë, a konsiderohet kjo shpërdorim i parave?

Nëse e blej një parfum të shtrenjtë, a konsiderohet kjo shpërdorim i parave?

Nëse ke pasuri, nuk llogaritet si shpërdorim. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka treguar se kur Allahu i jep njeriut të mira, ka dëshirë t’i shohë tek ai. Nëse dikush ka pasuri, kjo duhet të shihet në rrobat që i vesh, e pse jo edhe të vërë parfum*. Kjo është prej Islamit. Prej falënderimit të njeriut ndaj Allahut për të mirat që ia ka dhënë, është që ato të shihen tek ai (si: në rrobat e tij).

*Gruas nuk i lejohet t’i ndihet era e parfumit para burrave të huaj.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit