Parimi i parë – Hoxhë Lulzim Perçuku- Transkriptim/PDF

Ky është parimi i parë, i transkriptuar, nga derset e hoxhë Lulzim Perçukut, që ia ka bërë librit “ثلاثة الأصول” të dijetarit Muhamed ibn Abdul Vehab, rahimehullah. 

SHKARKO PDF:

Parimi i parë – Transkriptim- hoxhe Lulzim Perçuku 

____________________________________

Këto tri parime duhet të mësohen me argumente. Për këto tri gjëra njeriu do të pyetet në varr, andaj gjithsesi duhet ta ketë përgjigjen e ditur. Autori me tri parimet ka për qëllim tri pyetjet e varrit, të cilat i bëhen çdo njeriu. Ato janë: Cili është Zoti yt? Cila është feja jote? Cili është i Dërguari yt? Libri është i mbushur me argumente, autori për çdo pyetje sjellë argumente nga Kurani. Qoftë dhe një herë në jetë nëse e mëson argumentin e pastaj e ndërton besimin mbi të dhe vazhdon me këtë besim deri në vdekje, in sha Allah do të vdesësh si besimtar dhe do të mund të përgjigjesh në tri pyetjet e varrit.

Ka prej dijes së fesë të cilën e kanë obligim ta mësojnë vetëm dijetarët e hoxhallarët, e ka dije të cilën e kanë obligim ta mësojnë të gjithë muslimanët, si: dija rreth akides në mënyrë të përgjithshme, se kush është Zoti yt, kush është i Dërguari yt dhe cila është feja jote. Këto janë tri parimet. Për to do të pyetesh menjëherë si të varrosesh (në natën e varrit) nga dy engjëj. Nuk mjafton vetëm mësimi i përgjigjeve të tyre përmendësh, pa e ditur kuptimin e domethënien e tyre. Patjetër duhet të mësohen përgjigjet e tyre me argumente. Qoftë dhe një herë gjatë jetës të mësohen me argumentet e tyre e pastaj vazhdon në këtë gjendje pa e ndryshuar këtë besim, deri në vdekje, atëherë ke për t’u përgjigjur saktë në natën e varrit.

Autori ka sjellë këtë broshurë, të cilën nëse njeriu e lexon dhe e mëson me argumente, do të jetë prej të shpëtuarve nëse vdes me atë besim. Borxhi që ia kemi këtij dijetari është shumë i madh. Ai ka qenë dijetar i madh. Ai ka lënë një pasuri të madhe të dijes. Ai ka shkruar libra që janë vetëm në dobi të njerëzve. Nuk është zgjeruar me fjalë e oratori, por vetëm çfarë bën dobi në ahiret. Ai e ka shkruar “Tri Parimet” për ta mësuar vetë ti dhe për t’ia mësuar fëmijës tënd (familjes e të afërmve), edhe nëse është para moshës madhore dhe i kupton me argumente. Çdokush që shpëton prej sprovës së varrit atëherë “…çdo gjë që vjen pas varrit është më e lehtë“, siç qëndron në një hadith.

 

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit